Oficerja Jessica Voiels

Bota

Foshnja hidhet nga babai në lumë, oficerja heroinë përpiqet ta shpëtojë por ndërron jetë gjatë rrugës (FOTO)

17 Shtator 2019, 11:18| Përditesimi: 17 Shtator 2019, 11:53

  • Share

ANGLI- Një oficere heroinë u mundua të  shpëtonte  një foshnjë që  ishte hedhur  nga babai i tij në lumë, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Sipas "The Sun", foshnja Zakari Bennett-Eko, e cila ishte 11 muajshe, dyshohet se u hodh në lumin Irwell në Radcliffe në Mançester i vendosur në një shportë të mërkurën pasdite.

Por kur lajmi u bë publik vajza u bombardua nga mesazhe seksiste nga komentuesit, të cilët nuk shikonin veprën e saj por bukurinë dhe linjat.

 Reagimi që ra në sy ishte një grua ku shkruan : "Nuk ka rëndësi se si duket ajo, fakti është që ajo u hodh të shpëtojë një fëmijë .. dhe burrat që shkruajnë se ajo mund të hidhej mbi ta etj... çdonjëri prej jush… i pështirë ”.

Policja Jessica Voiels  ishte në patrullë kur u bë një telefonatë urgjente që ndodhej një trup në një lumë.

Para se të fshinte llogarinë e saj,  Voiels ka shkruar: " Unë arrij  të shoh që shumë gjëra janë aq të këqija sa ato në të ardhmen".

Nëna e shkatërruar e Zakarit, Emma Blood u shpreh se jeta  e saj kishte ndryshuar përgjithmonë atë ditë.

"U zgjova që në mëngjes  për vogëlushin më të mrekullueshëm e  të lezetshëm dhe më pas  Zakari u mor nga unë në rrethanat të pabesueshme. Zakari ishte jeta ime për 11 muaj dhe do të jetë zemra e familjes sonë për shumë vite që do të vijnë", u shpreh gruaja.

Ajo i falenderon të gjithë  për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Babai i djalit u arrestua brenda pubit Lock Keeper në Radcliffe rreth orës 4.30 pasdite të Mërkurën.

 22- vjeçari  u paraqit në gjykatë  në një seancë që zgjati më pak se një minutë, ku foli vetëm për emrin dhe datën e lindjes së tij dhe më pas u la në burg.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?