Foshnja me sindromën e rrallë, apeli i familjes në Berat: Kërkojmë ndihmën e shtetit, jemi në gjendje ekonomike shumë të keqe

23 Shkurt 2021, 17:24| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 18:17

  • Share

Edison Ziu është baba i dy fëmijëve të mitur dhe me një pagë prej 26 000 lekësh në muaj mban familjen me 6 anëtarë.

Përpos ekonomisë së varfër, kjo familje nga Berati është duke u përballur me një problem më të madh.  Më i vogli, Enkeledi që sapo ka mbushur 15 muaj, vuan nga një sindromë të rrallë e quajtur "Rizopatia".

 “Problemi i djalit  tim është që vuan nga ka një sëmundje, një sindromë Rizopotik. Ka qenë i shtruar në shumë raste  i shtruar në Tiranë, në spitalin e Beratit  po nuk kemi marrë asnjëherë ndihmë. Kërkojmë ndihmë qoftë shteti apo privat pasi çdo prind  këtë veprim do bënte”, shprehet babai Edison Ziu

Foshnja ka zhvillim të vonuar fizik dhe është shtruar disa herë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

 “Doktoresha më ka thënë që shërbimet që fëmija kërkon spitali shtetëror nuk i ofron dot, këto bëhen vetëm tek privati të cilat kushtojnë. Unë si baba për fat të keq gjendja ekonomike është shumë e keqe. Kushdo që më dëgjon shtetëror apo privat  Allahu jua shpërbleftë të më ndihmojë”, shprehet Edison Ziu.

“I bëj thirrje kushdo që ka mundësi të më ndihmojë” shprehet mamaja e fëmijës së sëmurë.  

Përmes mikrofonit të Report tv, Edison Ziu tregon se mjekët e QSUT nuk i kanë dhënë shpresë për shërimin e djalit, ndaj kërkon donacione për ta kuruar në spitale private brenda apo jashtë vendit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 23/02/2021 17:31

    Ketu te shkojne Edi ,Luli , Monika , Erjoni te japin ndihme dhe jo te dalin rrugeve duke bere propagande sa na e kane sjelle ne maje te hundes palacot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?