Klaus Gjasula foshnje dhe me fanellën e Kombëtares

Foshnjë 6 muajshe kur u fut në ambasadën gjermane më 1990, tani shkëlqen me kombëtaren shqiptare

4 Prill 2023, 13:03| Përditesimi: 4 Prill 2023, 13:43

  • Share

Dy korriku i vitit 1990 ka mbetur në memorien e shqiptarëve, pasi qytetarët e revoltuar nisën të organizoheshin kundër sistemit komunist në vend dhe pas 45 vitesh nën këtë regjim, u futën në ambasadat e ndodhur në Tiranë për të kërkuar një mundësi për largimin drejt një jete më të mirë dhe në liri.

Ndër të tjerët, mes tyre ishin edhe prindërit e Klaus dhe Jurgen Gjasulës. I pari vijon të jetë pjesë e kuqezinjve dhe të japë kontributin në fushë, teksa asokohe ka qenë vetëm gjashtë muajsh. Në foton e publikuar në kanalet e komunikimit nga Kastriot Dervishi, duket mesfushori kuqezi që është një foshnjë.

Veç tij, i vëllai Klaus ishte katër vjeç. Pas mbërritjes në Gjermani dhe edukimit në këtë vend, dyshja u përkushtua me sportin dhe konkretisht futbollin, duke luajtur në Bundesligë. Më herët se Klausi, edhe Jurgeni ka qenë pjesë e kuqezinjve, teksa historia e tyre është frymëzuese.

Klaus Gjasula

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?