Shpeshherë nxënës dhe studentë kanë bërë vendin tonë krenar me përfaqësimet dinjitoze në kompeticione. Rasti i fundit është i 12-vjeçarit Erti Dushku nga Devolli, i cili përfaqësoi vendin tonë në olimpiadën europiane të Gjuhës Angleze, e cila u mbajt në Venecia të Italisë, ku morën pjesë nxënës nga të gjitha shtetet e Europës.
Nxënësi i klasës së 6-të të shkollës “Dritëro Agolli” arriti mes qindra fëmijëve të tjerë të marrë vendin e parë në këtë olimpiadë ndërkombëtare, duke bërë që flamuri Shqipërtar të valvitet në Venecia.
12-vjeçari është njëri prej nxënësve ekselent të Qarkut të Korçës por është hera e parë që merr marr një çmim ndërkombëtar.
Pershendetje! Edhe nje femiij tjeter 8 vjec ka marr vendin e dyte per moshat 6-9 vjec te kjo Olimpiad. Quhet Dion Dedej.
Përgjigju