Pas kartëmonedhave, të cilat pësuan ndryshime fizike si ngjyra, përbërja etj, tashmë edhe një monedhë do të shtypet me një ndryshim në aparencë.
Bëhet fjalë për monedhën “5 lekë”, e cila nga nga data 20 qershor do të hidhet në qarkullim, si emetim i vitit 2023.
Në fakt ndryshimi i vetëm që do të pësoje kjo monedhë është viti i emetimit.
Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 2, datë 18.1.2023, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
BSH bën të ditur se, nga data 20 qershor 2024, monedhat metalike me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.