6 mijë € për të liruar të burgosurin/ Tensione në GJKKO, gjyqtarja: Kam 1 vit që pres arrestimin! E stisur se s'njoha Valbona Sakon në krye të Bashkisë Durrës!

12 Shtator 2020, 11:15| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 17:36

  • Share

TIRANË- Tensione në Gjykatën e Korruprionit dhe Krimit të Organizuar!  Në nisje të seancës gjyqtarja Mimoza Margjeka ka debatuar ashpër me uniformat blu,të cilat i akuzon se nuk kanë pasur një urdhër shoqërimi duke e konsideruar këtë proces si të stisur. Ajo thotë se e gjitha ka ardhur si pasojë e vendimit që ka dhënë Margjeka, e cila nuk ka njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit. Ndër të tjera, ajo kundërshton mënyrën e shoqërimit, sipas së cilës nuk ka pasur një police grua, siç e parashikon ligji.

"Kam 5 orë që pres policinë që të vijnë të më shoqërojnë. Në 09:30 jam bërë gati dhe kam njoftuar avokatin dhe të gjithë. Nuk ka shkresë shoqërimi. Unë nuk kam asnjë, janë stisje të shtetit, një police femër nuk kishit dhe më çuat në bodrum. Unë nuk jam njeri ordiner, kur ma bëni mua. Një urdhër e kanë marrë dorazi se kanë harruar, harrojnë gjyqtarin që e bën zhele për dy ditë, ca i bëni njerëzve ju. Është e turpshme, po më dhemb koka. E kam pritur një vit që pres të më arrestojnë, Jam e kënaqur që e bën. Gjykata të kontrolloj dokumentet se i bëjnë mbrapa", tha ajo.

Bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka, Arben Cara, dhe dy të dyshuarit e tjerë për korrupsion në Durrës Nejton Bali dhe Klaudio Zhilla kanë dalë këtë të shtunë para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Report Tv sjell foto nga brenda sallës së gjyqit e cila po zhvillohet nën masat që i dikton COVID-i. Ata akuzohen se janë bërë pjesë e një skeme korrupsioni prej 6 mijë eurosh për lirimin e të paraburgosurit Orion Bali, ndaj të cilit rëndonte akuza e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Nejton Bali ishte vëllai i të burgosurit, ndërsa Zhilla dyshohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit.

1599904228_1599903975eb23f27b10ae4ef3b9b13a96998bc58b.jpg

Foto nga seanca gjyqësore, me bluz blu Arben Cara

Avokati Skënder Demiraj i shoqëruar nga policia

Kanë qenë telefonata e Balit me nënën në përpjekje për të siguruar paratë që zbuloi korrupsionin. Pjesë e skemës korruptive ishin edhe gjyqtarja Mimoza Margjeka dhe avokati Skënder Demiraj. Këto dy të fundit janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa bashkëshorti i saj Arben Cara dekan i fakultetit të Juridikut në Universitetin e Durrësit, i cili mori në dorë lekët dhe dy sekserët Nejton Bali dhe Klaudio Zhilla u vendos "arrest me burg".

VIDEO/ Mbërritja e Skënder Demiraj

Ora 15:09
Gjykata e lë në 'arrest shtëpie'/ Avokati i gjyqtares së akuzuar për korrupsion: Vendimi i marrë jashtë seancës

Gjykata ka lënë në arrest shtëpi gjyqtaren Mimoza Margjeka. Avokati i saj, në përfundim të seancës është shprehur se vendimi ishte paracaktuar jashtë gjykatës.

"Seanca zgjati shumë , pati rrethana të reja, vendimi është marrë jashtë kësaj gjykate, Shkoni pyesni në SPAK, akuzohet për një shumë parash që nuk është sekuestruar. Nuk ka çështje. Ky proces nuk është ligjor. Kjo është pjesë që dëshmon se procesi ka ngarkesë tjetër jo ligjore. Çështja nuk ka prova, është marrë në mënyrë unanime nga 3 anëtarë, dhe procedohet vetëm një prej tyre", u shpreh avokati.

Ora 14:04
Gjyqtarja: Të hiqet masa 'arrest shtëpie', kam një fëmijë 3 vjeç për të rritur! Po punojmë që të mbijetojmë, po flemë në një dhomë hoteli

Gjyqtarja Mimoza Margjeka ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë "arrest shtëpie", pasi sipas saj nuk ka asnjë prove, por mbi të gjitha ka një fëmijë 3 vjeç për të cilin duhet të kujdeset. Në dëshminë nga brenda seancës, të cilën e ka zbardhur gazetari i Report Tv, Arsen Rusta gjyqtarja shprehet se kjo çështje nuk është gjykuar nga ajo.

"Çështjen që me akuzoni as nuk e dija që ekzistonte. S'isha unë realtori i çështjes. Udhëzimi më lejon caktimin e masës së sigurisë, garanci pasurore. E kam mësuar ditën e seancës. As bashkëshorti im s'ka tagër të guxoj e të më thotë se çfarë po bëhet me një person. Burri im nuk takon asnjë, u thotë "ke gjyq me gruan time, mos më tako". Mu gjat mandati në Korçës u shqetësova. Jam e deleguar në Vlorë, Gjirokastër e Korçë. Burri im ka kërkuar një dhomë hoteli në Korçë se ku do të rrinim. Të gjithë e dimë se ku flemë, më një fëmijë 3-vjeç. Po mbijetojmë që po shkojmë në punë. S'kisha mundësi që të kërkoja gjë tjetër dhe po të doja. S'kam marrëdhënie pozitive me gjyqtarët në Korçë. Një çështje që s'e kam unë, del emri im. Kam edhe sms se kanë tentuar të më korruptojnë, por s'kanë shanse, s'guxojnë. Unë arrest shtëpie jam me fëmijë 3 vjeç. Gjeni dike të më çoj fëmijët në kopsht. S'kanë asnjë provë për mua. Të revokohet masa. Hetim me bujë  e në fund pafajësi", mësohet të ketë thënë gjyqtarja.

Ora 13:39
Akuza për korrupsion/ Avokati: S'kam marrë asnjë qindarkë! Jam 68-vjeç, s'gënjej! Djali i ka lënë lekët në bixhoz

Report Tv ka zbardhur dëshminë e avokatit, Skënder Demiraj i cili akuzohet se ndërhyrë te gjyqtarja për ndryshimin e masës së sigurisë së klientit të tij.  Mësohet se ai mohuar të ketë marrë lekë, duke hedhur akuza ndaj Nejton Bali, vëllait të të burgosurit.

"Nëse do ishin paguar lekë, do kalonin përmes meje. Jam 68 vjeç, nuk gënjej, nuk kam marrë asnjë qindarkë. Mendoj se Nejton Bali ka gënjyer mamanë për t'i marrë lekët dhe i ka lënë në bixhoz", ka thënë ai.

Ora 12:45
Tensione gjatë shoqërimit në GjKKO të gjyqtares Mimoza Margjeka: Nuk dinin ku të më çonin, më dërguan në bodrum

Tensione gjatë shoqërimit në GjKKO të gjyqtares Mimoza Margjeka. Margjeka kundërshton mënyrën e shoqërimit, sipas së cilës nuk ka pasur një police grua, siç e parashikon ligji dhe pretendon se e gjitha është një proces i stisur pasi nuk ka njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit.

"Kam 5 orë që pres policinë që të vijnë të më shoqërojnë. në 09:30 jam bërë gati dhe kam njoftuar avokatin dhe të gjithë. Nuk ka shkresë shoqërimi. Unë nuk kam asnjë, janë stisje të shtetit, një police femër nuk kishit dhe më çuat në bodrum. Unë nuk jam njeri ordiner, kur ma bëni mua. Një urdhër e kanë marrë dorazi se kanë harruar, harrojnë gjyqtarin që e bën zhele për dy ditë, ca i bëni njerëzve ju. Është e turpshme, po më dhemb koka. E kam pritur një vit që pres të më arrestojnë, Jam e kënaqur që e bën. Gjykata të kontrolloj dokumentet se i bëjnë mbrapa", tha Margjeka. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ola: 14/09/2020 08:23

    sekretasre gjykate, pastaj gjyqtare vec se je nga tropoja, nderkohe Shqiperia plot me vajza e djem te shkolluar ! Ik moj hajdute, ti Donika Prela, karstriot selita k/hajdut...e gjithe ca permban rraca juaj e felliqur !!!

    Përgjigju
  • vlonjatja: 14/09/2020 00:56

    POLICIA KA BERE GABIM QE TE KA CUAR TY NE BODRUM,,SEPSE TI E KISHE VENDIN NE HALE,,,MOJ PLEHRE GRUA,,,PTU,PTU,PTU,,RRACE E POSHTER MALOKU....

    Përgjigju
  • Shoku: 13/09/2020 17:47

    Oooouuuu paskan njerzit te drejta !!! tani sapo e degjova . keto s'pyesin per te drejta vec me ti vjedhe xhepat

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 13/09/2020 08:02

    Nje gje e sigurte kuptohet mjaft lehte. Drejtesia eshte e kalbur dhe e qelbur me keto palaco gjykates e te tjere si Gjin Gjoni me kompani. Populli ka nje urrejtje qe vjen nga padrejtesite qe kane bere keto gjykates gjate ketyre 20 viteve.Nuk e di se kush do e beje drejtesine e vertete atje ?

    Përgjigju
  • paro: 12/09/2020 18:48

    Nuk me interesojne fare 6 mije eurot, por ti ishte nje ordinere, l*vire qe kurre nuk duhej te ishe ne sistemin e drejtesise. Ti duhet te jesh ne burg e pastaj ne shkolle riedukimi. Turp moj ordinere grua, qe vetem grua nuk je.

    Përgjigju
  • Burgaxhiu: 12/09/2020 15:29

    Cohu Enver nga varri cohu nenat dhe baballaret ketyre lèrohu qe kur ke ikur ti kane kaluar 35 vjet Shqiperia e gjore eshte vaj medet Keta pushtetare te etur per pushtet jane gati ti shesin atdheut toke dhe det.

    Përgjigju
  • Hosteni: 12/09/2020 15:10

    Jeta është llogari Olimbi, n'ato maja rripa rripa herë ma hipe herë ta hipa, bota është portokall, të gjithë do i marin erë nga një herë. Kot nuk thonë mos i bëj tjetrit atë që s'do të të pëlqente ta bënin të tjerët se ja si përfundon kështu të paktën fillon dhe kupton se në cfarë situate ishtn të tjerët si pasojë e vendimeve të padrejta që merje ti. Nuk e ke luksin të ofendosh shtetin dhe drejtësinë, atë luks e kam unë populli i thjeshtë jo ti që je pjesë e atij shteti dhe kontribuove deri dje në shketërrimin dhe degradimin e tij. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe duke konsideruar ngarkesën intelektuale të gjithsecilit prej jush "shtresa e lartë e shoqërisë sonë" ky është përfundimi më i llogjikshëm.

    Përgjigju
  • Populli: 12/09/2020 15:06

    keta jane gjykates politik.. Kur te nderroj e pushtetet lart e me lart do ngrihesh ti bunderr.. Kjo eshte e vecanta e njerez e qe u ngriten nga hici.. Vrasin presin bejne korrupsion dhe ne fund e mbrojne ate si te ishte krejt normale... Edo sna bere gje vella , prisnim nga ty ti shfarrosje keto alabake qe mbajten e mbajne rob kete vend...

    Përgjigju
  • bebe: 12/09/2020 14:58

    Posi moj posi, pergjimet e tua jane te stisura. Po nese te prkvokojne pse e ha ti apo se je e mesuar me proceduren

    Përgjigju
  • Mondi Barcelona: 12/09/2020 14:47

    Po moj baxhelle paske femije per te ritur ti, po viktimat qe i kane lene femijet jetime e ju i keni nxjere keiminelet jashte, apo ska gje ju duhet tju varin dhe e keni pak

    Përgjigju
  • Loni: 12/09/2020 14:41

    Po kjo pse acarohet kur esh e pafajshme? Te marre pafajsi dhe demshperblim ne qofte se esh e paster

    Përgjigju
  • Ervini: 12/09/2020 14:24

    Arrogante harbute. Mund ta etiketosh per gjithcka, vetem gjyqtare jo me etiken zero. Po kur vlersoni arrestimet e paligjshme te hallexhinjve, si arrestime te ligjshme moj shpellare, ata tshkretet ku te ankohen?? Dhe ti qurravitesh se ske marre asnji lek!!! Pfffff prralla me mbret. Tgjithe dalin fukarenj, hallexhij, te mbytur ne borxhe, a thua se gjithe korrupsionin ne gjyqsor e bejne marangozet apo hidrauliket. Per shpirt vallai ju nuk osht me ju arrestu, po me ju ekzekutu

    Përgjigju
  • Tani: 12/09/2020 14:24

    Ne shenjester mund te kesh qene, por pse gabove?Mbase nuk ishe ti objekti i drejtperdtejte por edhe b/shortin dekan fakulteti e skishit pse perlyheshit, se Skenderi eshte figur e njohur per dallavere dhe ndere. Vetem ne kohe te PPSH te arrestonin e denonin pa prova kur te vendosnin ne rreth partia e sigurimi. Tani me prova te pakundershtueshme,e mjafton te kesh lek se demshperblehesh dy here. Nje here pse ke vjedhur miliona dhe nje here pse te kane futur me prova ne burg. Nuk eshte justifikim zonje. Eshte e papranueshme nderkohe qe nenpunesit e tjere paguhen ne shuma 50.000 leke edhe me pak tek privati, ju merrni trefishin e abuzoni. Nuk eshte fenomen politik,por fenomen karagjozash kjo puna e sistemit te drejtesise.

    Përgjigju
  • Aldi: 12/09/2020 14:14

    Spak te merret me pushtetaret po ja mbajti por kane frike nga qeveria. Ata bejne pazaret miliona dollare. Kjo eshte peshk i vogel per 2 mije eu

    Përgjigju
    • jo aldi: 12/09/2020 15:00

      gjyqtari dhe prokurori eshte problem i pare se po qe i paster nuk le pleher tjeter nga politikanet ne kembe. Pa drejtesi te paster shijne si te duan prandaj e kane lene ne kete pika ka 30 vjet

  • Hako: 12/09/2020 14:12

    Edhe nese corba eshte e hillur, eshte ajo ne te cilen ke kontribuar per t'a pregaditur.Ul koken dhe vuaji pasojat,pis milet.

    Përgjigju
  • Ops: 12/09/2020 14:11

    Grua trrime, sistem i kalbue , epoke komunizmi i erret

    Përgjigju
    • futja kot: 12/09/2020 15:01

      trime posi ti shihni kur ti beni ne dore si u rrjepin pa meshire

  • Pyka: 12/09/2020 13:59

    Ke ke per burre moj zoje a e di???? Po ate tir caren qe ke ne krah a e njef mire. Me burg moj plehre e ke vendin

    Përgjigju
  • Politikanka: 12/09/2020 13:39

    Bejani gjyqin live, ti degjojme te gjithe sa para ka mare apo jo , kjo e ndershmja. Pastaj kjo te ka dale moj e “polikanja e gjyqsorit”, se cke bere perpara se dime ende. Kjo do jete pjese e stilit KCK para se te dale ne Veting, prandaj e ka ul pazarin 6mij €

    Përgjigju
  • mona: 12/09/2020 13:26

    E shkreta ti. """""""Viktime """""""". Me qan zemra per ty.

    Përgjigju
  • Dritan: 12/09/2020 13:21

    po moj zonje, kur ja beni njerwzve te thjeshte, edhe ne avokatet ngreme zerin ne sallen e gjyqit, i quani normale dhe bezdiseni nga keto vogelsira, se prisni ndonje qoke, tani qe e provon ne kurriz bertet per padrejtesi. Pastaj, ca aludimesh ben per stisje se me demek te paskan patur ne shenjester per Sakon, po ti per njw vit je ngritue ne detyre, nga shkalla e pare ne Durres, ke shkuar gjyqtare apeli, ku eshte tendenca ketu, kur edhe te paskan graduar per me lart

    Përgjigju
  • Tasimi: 12/09/2020 13:17

    Pu pu turp e faqa zez mereni vetem me nji gjygjtare qe esht e pd te gjith gjygjtaret marin lek euro dhe dollar kjo esht normale per gjygjtaret

    Përgjigju
  • vlora: 12/09/2020 13:12

    Vjedhin dhe sa kapen e kane gati justifikimin:Arestim nga qeveria per arsye politike.Cpune ka spak me qeverine moj gjyqtare?Je kap mat me prova

    Përgjigju
  • Ordinerja e plepave: 12/09/2020 13:10

    Kjo thote "nuk jam ordinere une" Kane me shume dinjitet dhe bejne me pak deme ordineret se sa ti gjykatse plepash e pa afte. Ju duhet te jeni shembull i mire.... Ti dhe te gjithe ata punonjes shteti te peshtire qe kane qene dhe ka shume akoma qe sot, jeni shembulli i te keqes dhe te peshtireve qe shpresojme te zhdukeni sa me shpejt qe te jetojm edhe ne Shqipetaret me dinjitet.

    Përgjigju
  • Ehhuuu: 12/09/2020 13:09

    je kaluar ordineres kur pranon leke per te liruar njeres. Tani kujtohet kjo ca i behet popullit. Ku i dihet ca do i kesh bere popullit kur jepje vendime

    Përgjigju
  • ERP: 12/09/2020 13:07

    Kjo peshk i vogel?! Keta “peshqit e vegjel” kane bere kerdine duke lene te lire kriminele dhe hajdutet ne pushtet. 2000 Euro eshte gati rroge vjetore ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Eri: 12/09/2020 13:05

    Po kur e prisje te ndodhte kjo per vendimin tend per 30 qershorin pse vazhdoje dhe merrje rrushfet o femer ordinere??Kete direkt e merr PD-ja dhe e ben kandidate per deputete.

    Përgjigju
  • BENI: 12/09/2020 12:33

    KAPIN keto peshqit e vegjel me 2000 euro,,,gjasme qe te justikojne para te huajve se po e luftojme korrupsion,,,qe te mbulojne vjedhjet liliardeshe qe kane bere vete per 30 vjet qysh nga 1990.....

    Përgjigju
    • Deri kur.: 12/09/2020 19:10

      Baxhelle e degjeneruar. Per disa plehra si pune kesaj monstre nuk ecen vendi perpara.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?