Sport

FOTO/ Aksidentohet Sergio Aguerro, 'Range Rover-i' i argjentinasit përfundon i copëtuar

16 Tetor 2019, 16:30| Përditesimi: 16 Tetor 2019, 16:34

  • Share

Sergio Aguerro, futbollisti i Manchester City është përfshirë në një aksident automobilistik. 31-vjeçari është aksidentuar rrugës teksa shkonte në stërvitje, ndërsa fatmirësisht sipas mediave angleze nuk ka asnjë lëndim.

Ndryshe qëndron situate për ‘Range Roverin’ e tij 150 mijë stërlinash, i cili është dëmtuar shumë në pjesën e përparme. Kjo nuk është herë e parë që Aguerros i ndodh diçka e tillë pasi edhe vitin e kaluar u aksidentua dhe qëndroj jashtë fushave për gati një muaj. 

Në atë rast Sergio Aguerro përfundoi me brinjë të thyera.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?