Politikë

FOTO/ Berisha shfaqet në Durrës krah Arjan Ndojës, ish-prokurorit të shkarkuar për lidhjet me krimin! Në 2019 i bënë atentat, sot kandidat për deputet i PD

1 Prill, 11:53| Përditesimi: 1 Prill, 16:19

  • Share

DURRËS- Kryetari i PD, Sali Berisha është shfaqur në një takim në Durrës krah ish-prokurorit, Arjan Nodja, i shkarkuar nga KPK për lidhje me krimin e organizuar. Ndoja iu bashkua procesit të primareve të Sali Berishës dhe ish-kryeministri e katapultoi në listat e hapura të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 11 majit.

Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozetit. Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’. Ndoja ishte me Lahon në atentatin tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku vetë i plagosur Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Pasi shtrëngoi duart me Ndojën, nga një fasoneri e Durrësit Berisha nisi premtimet e fushatës, duke thënë se do të ulë përdorimin e eurove që vijnë nga krimi.

"Unë e kuptoj vështirësinë e madhe që u krijon narkoeuro. Narkoeuro është një goditje shumë e rëndë për mijëra punonjës dhe sipërmarrje. Ata sjelln kontejnerë dhe vagona me eurot e drogës dhe rrëzojnë përtokë euron në Shqipëri. I shndërrojnë në kullat e drogës dhe korrupsionit, kurse sipërmarrjet shkojnë drejt falimentimit dhe falimentojnë me shumicë.", tha Berisha. 

U ndal te lehtësirat që sipas tij do t’i vijnë biznesit nga programi i PD-së me ulje te taksave e çmimit të energjisë elektrike në 9 lekë, dhe e ashtuquajtura Paketa e Dhembshurisë.

"Brenda tre muajve të parë të qeverisjes sonë to vendosim minimumin jetik 200 euro. Në këtë mënyrë, sipas përllogaritjeve, u bëhet e mundur që të blejnë ushqimet dhe ilaçet. Natyrisht që këta të gjithë do kenë taksën e konsumatorit, do të përfitojnë rikthimin e TVSH-së", tha Berisha. 

Takimet në Durrës Berisha i shfrytëzoi edhe për të sulmuar kryebashkiaken Emirjana Sako.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • duri: 01/04/2025 18:18

    Nuk heq dorë Sali non grata nga krimi dhe kriminelët...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?