Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë më 9 shtator në moshën 96-vjecare. Ajo u bë monarkia më jetëgjatë në historinë britanike pasi qëndroi për 70 vite në fron. Që prej lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta, Mbretëria e Bashkuar është në zi kombëtare.
Ndërkohë fronin e mbretit e ka marrë Charles III. Përveç dhimbjes dhe pikëllimit që shprehën britanikët në rrugë dhe në rrjete sociale, një aktor i humorit në Shqipëri nuk e ka kursyer një batutë duke e lidhur Mbretëreshën me gjyshen e tij.
Bes Kallaku ka shpërndarë një fotografi të gjyshes së tij, Ijes, të cilës i ka vënë një kurorë në kokë.
“Ka ende një Mbretëreshë”, shkroi ai ndërsa nuk munguan komentet pozitive. Aktori ka treguar vazhdimisht rëndësinë e gjyshes në jetën e tij.
Beso,gjyshen e pac me jete te gjate e /mbretereshe/qofte ne zemren tende,por foto-montazh te tille mos bej me,se duket sikur tallesh me te dyja zonjat dhe me mbretereshen e U.K. dhe me gjyshen tende,eshte ofenduese,vulgare dhe e ulet kjo qe ben.
Përgjigju