Polumbarët e FSK-së duke kërkuar për trupin e shtetasit nga Kosova të rënë në lumin Buna

FOTO/ Bie në lumin Buna qytetari nga Kosova, polumbarët nisin kërkimet për gjetjen e trupit

23 Dhjetor 2023, 15:48| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 10:45

  • Share

Një qytetar nga Kosova besohet se ka rënë në lumin Buna në Shkodër dhe është mbytur. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e Kosovës dhe është konfirmuar nga FSK-ja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Polumbarët e FSK-së në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit nga Kosova, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

“Po vazhdon operacioni i Kërkim Shpetimit në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me qëllim kërkimin dhe gjetejen e qytetarit nga Kosova i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna”, thuhet në njoftimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?