Foto e fund-peshqir nga Balenciaga

FOTO/ 'Çmendet' shtëpia e modës, Balenciaga nxjerr në shitje fundin-peshqir, kushton mbi 900 dollarë

17 Nëntor 2023, 15:47
  • Share

Mjafton  një vizitë në dyqanin online të Balenciaga për të marrë përshtypjen e parë për produktin e ri, një fund-peshqir, i cili kushton 925 dollarë.

Fundi-peshqir tashmë ka një rëndësi të veçantë në faqen e internetit të shtëpisë së modës për porosi. Ai u prezantua për herë të parë si pjesë e shfaqjes Pranverë 2024 të Demna Gvasalia në Paris. Shitet në ngjyrë bezhë, me logon Balenciaga të qëndisur në pjesën e përparme, raportojnë mediat e huaja.

Fundi-peshqir është unisex dhe përshtatet në mes me dy kopsa dhe një rrip opsional. Gjithashtu ka nevojë për pastrim kimik.

Foto e çmimit të fund-peshqir nga Balenciaga

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?