Ish-konkurrentja e ‘Big Brother Vip’, Dea Mishel duket se është rikthyer me ish- të dashurin e saj Islin me të cilin ka patur një lidhje 5 vjeçare. Siç shihet edhe në fotot që publikon Iconstyle, dyshja janë fotografuar duke shijuar pushimet në Paris.
Ndarja e tyre para dy vitesh bëri bujë, pasi vetë Mishel pohoi se kishin shumë mosmarrëveshje për shkak të xhelozisë.
“Unë vetëm ashtu mund të jem e lidhur me dikë. Por nuk them dot fjalë të këqija për atë, pavarësisht se vuajta shumë kur u ndava. Pavarësisht se ai më bëri mua që ta shaja sa se ke idenë. Por kur e kthej në kohë, nuk e shaj dot dhe s’e krahasoj dot. S’besoj që do njoh dikë aq të mirë sa ai, ma neverit çdo mashkull tjetër”, shprehet dikur Dea.
Duket se tashmë dyshja i kanë dhënë një tjetër shans njëri-tjetrit./IconStyle