Paolo Maldini dhe Maldin Kaçurri

FOTO/ Debutoi me Arsenalin, Paolo Maldini i shkruan Maldin Kaçurrit

3 Tetor, 11:36| Përditesimi: 3 Tetor, 11:48

  • Share

Mbrojtësi i Kombëtares U-19, Maldin Kaçurri debutoi me ekipin e parë të Arsenalit, teksa Mikel Arteta këtë sezon e ka afruar me grupin duke e pasur në çdo ndeshje të gatshëm.

Për debutimin e Kaçurrit ka reaguar edhe Paolo Maldini, mbiemri i të cilit është bërë emri i djaoshit 18-vjeçar. Padyshim që një legjendë si Paolo nuk mund të mos kishte dëgjuar se me Arsenalin luante dikush që falë arritjeve të tij ishte pagëzuar me emrin Maldin.

“Moment krenarie për mua dhe familjen time që të debutoja me Arsenalin, eksperiencë e paharrueshme. Do vazhdojmë të punojmë”, shkruante Kacurri në postimin pas ndeshjes në “Carabao Cup”.

Poshtë tij, Paolo Maldini i shkruan "Urime Maldin", si edhe e duartroket djaloshin kuqezi që pritet të jetë pjesë e U-21 të Shqipërisë.

Faximile e komentit të Paolo Maldinit

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 03/10/2024 12:35

    PAOLO MALDINI E UNA LEGENDA NON SOLO COME CALCIATORE ,MA DI PIU COME PERSONA ...CHAPUO DETTO DA UNA INTERISTA

    Përgjigju
    • Albania: 04/10/2024 13:25

      Albania

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?