Dinamo ka marrë ngjyrat e Manchester City-t. 18 herë kampionët e Shqipërisë janë në fazë ndryshimesh, kjo pas bashkëpunimit me sheikët e Man. City në Premier League. Veç sponsorëve të rinj, trajnerit italian Di Biagio dhe një projekti për t'u zhvendosur në Durrës bashkë me stadiumin e ri, Dinamo ka ndërruar emër dhe ngjyra.
Tanimë Dinamo City do jetë me ngjyrë të kaltër dhe logo njëjtë si ajo e Manchester City. Ka qenë trajneri Luigi Di Biagio që ka prezantuar fanellën e re. Italiani ia ka dhuruar atë Jose Mourinhos, i cili ndodhej në Tiranë për miqësoren e Romës kundër Partizanit (1-2), mbrëmjen e së shtunës.
"Special 1 Mourinho", ishte fanella që iu dhurua portugezit të Romës. Kësisoj Dinamo tanimë nis një periudhë të re në futbollin shqiptar, duke hedhur kandidaturën për trofeun e kampionit.
Durresi ka Teuten,nuk ka pune Dinamo ne Durres.Duket qe matrapazet Duka,Rama e Veliaj kane bere pakt kusaresh qe te bejne kulla te stadiumi i Dinamos ne Tirane,apo nuk eshte mu ne qender dhe stadiumin t'a degdisin ne Durres!!!
Përgjigju