Në grumbullimin e Portugalisë, u zhvilluan nderime për Diogo Jotën

Sport

FOTO/ Diogo Jota i përjetshëm, lot dhe emocione në grumbullimin e Portugalisë

3 Shtator, 15:06| Përditesimi: 3 Shtator, 15:11

  • Share

Skuadra e Portugalisë në futboll u mblodh për herë të parë pas humbjes tragjike të Diogo Jotës, ish-sulmuesit të Liverpoolit dhe kombëtares luzitane, i cili ndërroi jetë në korrik së bashku me vëllanë e tij në një aksident automobilistik.

Në prag të sfidave kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Armenisë dhe Hungarisë, skuadra e drejtuar nga Roberto Martínez zhvilloi një ceremoni prekëse në qendrën stërvitore të Lisbonës për të kujtuar Jotën.

Moment emocionues ishte zbulimi i një fanellë bronzi me emrin e tij, të cilën e bëri bashkëshortja Rute Cardoso, të cilët në momentin e tragjedisë kishin vetëm 11 ditë nga martesa e tyre. Në ceremoni morën pjesë Cristiano Ronaldo, shokët e ekipit kombëtar, familjarë, agjenti Jorge Mendes, si dhe drejtuesit më të lartë të ekipit portugez.

Ruben Neves, një nga miqtë më të ngushtë të Jotës, e nderoi duke bërë tatuazh momentin e përqafimit të tyre dhe ka vendosur të mbajë fanellën me numrin 21 në kombëtare, për ta përjetësuar përgjithmonë.

“Më shumë se miq, ne jemi familje. Diogo do të jetë gjithmonë me ne, në fushë e jashtë saj”, tha Neves me lot në sy.

Portugalia synon të sigurojë kualifikimin, por mbi të gjitha, të mbajë gjallë kujtimin e një prej lojtarëve më të dashur të saj.

Ruben Neves përjetëson përqafimin me D. Jotën

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?