FOTO/ Djali i Arbanës bën surprizën e papritur, e quan Eduartin baba

25 Dhjetor 2023, 09:32| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 09:36

  • Share

Regjisori i njohur, Eduart Grishaj, gjithashtu partneri i moderatores, Arbana Osmani, ka ndarë mbrëmjen e Krishtlindjeve surprizën më të bukur që ka marrë, e cila është një kartolinë nga djali i madh i Arbanës, Joni.

Ajo që bie menjëherë në sy është se Joni e quan Eduartin baba dhe ai nuk ka asnjë dallim në shtëpi nga dy fëmijët e tjerë të familjes.

“Për babin (aka Eduart). Uroj të bëhesh regjisori më i mirë në botë. Nga Joni”, shkruhet në kartolinë që Eduarti ka vendosur ta ndajë me të gjithë.

Kujtojmë se Joni ishte 4 vjeç kur Eduarti ju bashkua familjes së tyre. Arbana ka sjellë në jetë dy fëmijë nga lidhja me Eduartin, Diellin dhe Zoin.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexhenda: 13/01/2024 20:28

    Femija ka vetem nje baba e 1 nene!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?