Artikulli në mediat gjermane

Politikë

Dy prej gazetave më të mëdha gjermane hapen me foto të valleve popullore shqiptare, Rama: Mbresat që kemi lënë në samit si vend pritës janë fantastike

7 Dhjetor 2022, 15:42| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 16:08

  • Share

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë dy gazeta të mëdha të Gjermanisë i kanë dhënë vëmendje për mirë vendit tonë. Dy gazetat gjermane janë hapur në faqet e para me koreografinë me valle popullore shqiptare, shfaqje e cila u dha para liderëve të BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt një ditë më parë në Tiranë. "Duhet vallëzuar", shkruan "Frankfurter Allgemeine". "Valle në Tiranë" titullon "Süddeutsche Zeitung".

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e shton se mbresat që janë lenë dje për Shqipërinë si vend pritës dhe Tiranën si vendngjarje, janë fantastike.

‘Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht.

Mbresat që kemi lënë dje për Shqipërinë si vend pritës dhe Tiranën si vendngjarje, janë realisht fantastike. Tek të gjithë.’- shkruan Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?