Dy turistët bllokohen në malin e Jezercës për shkak të terrenit me dëborë, VIDEO nga momenti kur shpëtohen

25 Qershor 2023, 18:50| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 21:03

  • Share

Dy turistë holandezë kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës. Teksa kanë qenë duke ngjitur malin e Jezercës, dy turistët e huaj, për shkak të motit të keq janë bllokuar në lartësinë e 2500 metrave. Fatmirësisht, ata janë shpëtuar nga forcat policore pa marrë dëmtime.

Operacioni i kërkim shpëtimit të tyre ka zgjatur për rreth disa orë, ndërsa përveç ndërhyrjes së forcave të policisë në malin ku turistët ishin bllokuar, më pas ata janë transportuar me helikopter.

Rreth orës 12:15, dy turistë holandezë kanë kërkuar ndihmë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë, pasi duke eksploruar zonën e Valbonës, kishin mbetur të bllokuar mes malesh, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Turistët u lokalizuan në një zonë mes malit të Jezercës dhe Bjeshkëve të Nemuna. Ata u shoqëruan nga punonjësit e Policisë  për disa orë me këmbë, në një terren shumë të rrezikshëm për jetën dhe pas mbërritjes në një terren ku mund të ulej helikopteri, u transportuan me një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes, në vendin ku ishin akomoduar.

Ora 20:33
VIDEO/ Kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, momenti kur shpëtohen dy turistët holandezë

Ky është momenti kur efektivët shpëtojnë dy turistët holandezë që kishin mbetur në malin e Jezercës. Kërkimet kanë zgjatur disa orë, ndërsa turistët kishin mbetur të bllokuar për shkak të motit të keq në lartësinë 2500 metra.

“Kishin mbetur të bllokuar, në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë, në mes të malit të Jezercës dhe Bjeshkëve të Nemuna, Policia i shkon në ndihmë 2 turistëve holandezë. Kërkimet zgjatën disa orë dhe ndihma iu ofrua përmes shoqërimit me këmbë nga shërbimet e Policisë dhe më pas, përmes transportimit me një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes.

Rreth orës 12:15, dy turistë holandezë kanë kërkuar ndihmë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë, pasi duke eksploruar zonën e Valbonës, kishin mbetur të bllokuar mes malesh, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë nisur kërkimet, me qëllim lokalizimin e turistëve.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, turistët u lokalizuan në një zonë mes malit të Jezercës dhe Bjeshkëve të Nemuna. Ata u shoqëruan nga punonjësit e Policisë  për disa orë me këmbë, në një terren shumë të rrezikshëm për jetën dhe pas mbërritjes në një terren ku mund të ulej helikopteri, u transportuan me një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes, në vendin ku ishin akomoduar.

Të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë për humanizmin e treguar dhe për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që për çdo rast të nevojës për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, njofton polica.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/06/2023 00:49

    Ketu nuk eshte vetem problemi i helikopterit pa qera,ketu eshte problem dhe mungesa e guidave shoqeruese si dhe udhezimi shteteror dixhital per motin.Rama beri kalendarin e festivaleve e veprimtarive te tjera,por nuk ka krijuar nje faqe per raste te tilla.Ngjitet kush ne Himalaja,apo Alpe me koken e tij,apo pa u shoqeruar,o konsultuar me pare me guidat e specializuara per keto terene,apo mote,apo pa u orientuar nga faqet dixhitale perkatese?! Del njeri ne det kur jepet sinjali per uragane ne vendet me fenomene natyrore te tilla?!Tek ne jepet njoftim kur ka det me ere e dallge vetem per peshkarexhat e tragetet,por as qe behet fjale per te ndaluar individe kokekrisur qe duan te sfidojne dallget e eren e detit me not.A futet njeri ne lume qe duket i qete ne pamje te pare,por eshte i rrezikshem,sic futen tek ne dhe nxirren te vdekur,sepse s'ka asnje udhezim, se cilat jane pjeset e sigurta ku mund te lahen,per te mos folur per raste te tilla si ky i cituar ne artikull, qe ndodhin vazhdimisht ne malet e pyjet tona ku turistet livadhisin sikur jane ne kopshtin e shtepise se tyre.Mire qe nuk kemi tigra e luane si ne Azi e Afrike se dhe ata do ishin mangut ne amulline turistike shqiptare!

    Përgjigju
    • Edi25252: 26/06/2023 08:28

      Ka guida shoqëruese , por ndoshta hollandezët deshën te shkojnë vetëm , të mos paguajnë

  • Korab: 25/06/2023 21:30

    Tu prisni faturen se do ta shfrytezojne edhe te tjere kete varjant. Shteti shqiptar nuk eshte lope qe ta mjeli kushdo.

    Përgjigju
  • Toni: 25/06/2023 21:28

    Cmenduri qe ndodh vetem ne Shqiperi. Perse duhet te paguajne taksapaguesit shqiptare xhiron me helikopter te gomereve holandeze?

    Përgjigju
    • Sefer daja: 25/06/2023 23:09

      Po nëse qeveria holandeze e te tjera të BE, ndalojne taksat e vendeve të tyre të përdoren për hallet e Shqipërisë??? Mos u boni kaq të ngushtë o njerëz!!! Mendoni pak: sa shqipëtarëve u është shpëtuar jeta ose i ka ndryshuar jeta nga mirësia e të huajve???

  • VVV: 25/06/2023 19:57

    O Niko Peleshi, ajo xhiro me helikopter i ka kushtu buxhetit Shqiptar te pakten 20 pensione mujore, qe mund tu jepen fukarenjve dhe jo te shpenzohen per turistet koprrace dhe abuzues.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?