Andi Bushati, foto krah Enver Hoxhës

Foto e Andi Bushatit në prehrin e Enver Hoxhës, Veliaj: Gjitholog që sillet si troll patetik! Çfarë shkruante Sulo Gradeci për analistin

13 Tetor 2022, 13:15| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 13:49

  • Share

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar sërish sot analistin Andi Bushati, i cili dy ditë më parë u revoltua pse televizionet transmetuan kronikën e hapjes së dy konvikteve të reja për studentët e Fakultetit të Mjekësisë.

Në një postim në Twitter, Veliaj ka hedhur një foto të publikuar dje nga mediat, ku analisti Andi Bushati shfaqet me ish diktatorin Enver Hoxha, dhe ky i fundit i ka hedhur dorën në sup.

“Jo jo, s'e kam për metaforë letrare, e kam për prehrin real te Enverit e gjithologut, që sillet si troll patetik! Mjerë e djathta ku ka degraduar”, shkruan Veliaj.  

Ai ka postuar edhe një pasazh nga libri me kujtime i ish truprojës së Enver Hoxhës, Sulo Gradeci, me titull “30 vjet pranë shokut Enver”, ku i ka kushtuar disa paragrafe edhe gazetarit Andi Bushati kur ishte fëmijë. Andi Bushati është nip i Hysni Kapos, një nga zyrtarët më të lartë të nomenklaturës komuniste, anëtar i ish Byrosë Politike, sekretar i KQ të PPSH‑së, ish zëvendëskryeministër dhe ish deputet i Kuvendit Popullor.

Sulo Gradeci shkruan në librin e tij për Andi Bushatin: “Se ç’dashuri kishte shoku Enver për të vegjlit e pamë përsëri kur shoku Hysni Kapo u bë gjysh. Andi, nipi shokut Hysni, nisi të hidhte hapat e parë e të lidhte fjalitë e para dhe shoku Enver gjithmonë e merrte pranë, e puthte, luante me të e mbante në krahë, e shëtiste. Si në kohë pushimesh në Vlorë por sidomos në Tiranë, kur dilte shëtitje shoku Enver shumë shpesh afrohej tek dera e oborrit të shokut Hysni dhe trokiste me shkop. Sapo dilnin e bëheshin gati ta prisnin ai u thoshte: Aa, jo,jo! S’kam ardhur për vizitë. Pa shihni a ka fjetur Andi? Kur ishte zgjuar e merrte me vete dhe kalonte me të voglin një pjesë të mirë të kohës. Dukej sheshit që kjo gjë e gëzonte dhe e bënte të lumtur sa më s’ka e, ajo që ishte më e rëndësishme, e çlodhte dhe e përtërinte. Njëherë pas u nda me Andin e vogël e po e përshëndeste nga larg, i thashë me të qeshur: Kjo rinia jonë u bë goxha….”

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 13/10/2022 22:24

    Dhe te mendosh se ka thashetheme nga te djathtet te cilet vite me par e akuzonin Enver hoxhen per pedofil...Tani e kuptoj PSE ka aq pordh Andi..Opa Andi Opa te preri xhaxhit Enver..cit sulo grade I

    Përgjigju
    • Dakord: 14/10/2022 08:54

      Hahahahahahahaha

  • Era: 13/10/2022 21:51

    Epo kshu vajten keto pune. Biri i familjes komuniste Andush i bie daulles se antikomunizmit si gazetar, ndersa vellai i tij politik Edvin, helbete, e shoqeron ne gerrnete si udheheqes.

    Përgjigju
  • Bukurie: 13/10/2022 15:48

    Ky eshte mosmirnjohes, ky Nuk njeh nenen e ti je aq i posthter eshte me sakte dhe me shqeto ky eshte njeri ordiner dhe ky e ka patur vendin ne shkollat e riedukimit ne kohen e Enveri. Ja pra kush na ka udhehequr dhe sot bej e si democrate turp njeri Pa fytyr dhe Pa karakter ka sjellje ti pike rrugaci edhe Pse eshte eshte ne Moshe goxha madhore .

    Përgjigju
  • Maks: 13/10/2022 14:08

    E ku eshte e keqja ketu Te gjith e kishin enderr te takonin enverin Andi kishte fatin qe ishte nip blloku dhe e takonte Po dhe ky lali eri qe dikur shiste fiq u be milioner sa u be kryekar i bashkis ka qene i privilegjuar se eshte servil i rames

    Përgjigju
    • Kërrici Sales: 14/10/2022 08:38

      Fiks fare e ke thon. Kokes i ke ra

  • ZENUN TYTA: 13/10/2022 13:26

    Epo kjo është kulmi Andi Bushati gazetar kritik i pa par kundra komonizmit e Enver Hoxhēs. Po që ështē ritur në preherin e Enverit. Kjo është kulmi ky Andi Bushati na tregon demokracin e na mbron Salihin. Obobobo çe ka gjet ktë komb.

    Përgjigju
    • Saliu: 14/10/2022 11:21

      Thone se Enveri ja fuste gjishtin ne bythe Andit dhe e pyeste: "a te ha bytha"?

    • Tironsi: 13/10/2022 17:15

      Super sufllaqe e meriton

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?