FOTO/ E apasionuar pas gjërave të vjetra, rusja e arrestuar pas sulmit të ushtarëve në Gramsh ka eksploruar disa baza ushtarake shqiptare

22 Gusht 2022, 16:24| Përditesimi: 22 Gusht 2022, 20:10

  • Share

Pas sulmit të ushtarëve në Gramsh, disa foto të ruses, Svetlana Timofeeva e arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet për aktivitet spiunazhi zbulojnë se ka hyrë  në bazat ushtarake shqiptare. Svetlana Timofeeva ka publikuar gjithashtu për ndjekësit e saj në rrjete sociale këto zona duke përshkruar detajet e sigurisë së tyre.

33-vjeçarja duket se është e apasionuar pas gjërave të vjetra, këtë e tregojnë fotot e shumta që rusja ka shkrepur në këto zona. Hetimet për përfshirjen e së resë si agjente vijojnë nga autoritetet shqiptare, por megjithatë në rrjete sociale Svetlana Timofeeva është një blogere e cila numëron mjaft ndjekës dhe herë pas herë ndan me ta disa nga 'aventurat' e saj.   Të tilla janë edhe këto foto që Svetlana Timofeeva ka publikuar nga baza ajrore e Gjadrit në 2020 ku ruhen reliket e aviacionit luftarak shqiptar. Edhe në Porto Palermo, 33-vjeçarja bën një përshkrim të detajuar të bazës. I njëjti pasqyrim shfaqet edhe në profilin e Instagramit të ukrainasit 25-vjeçar Fiodor Mihailoviç,  i cili ka publikuar me dhjetëra foto, që datojnë 55 javë më parë. Por ajo që vihet re në profilin e tij, është se udhëtimet e të akuzuarve për spiunazh, nuk janë bërë vetëm në Shqipëri, por edhe në baza ushtarake të braktisura në vendet e tjera si në këtë album me foto nga Çekia, Rusia, Gjeorgjia etj, ku pamjet e relikeve ushtarake në këto vende zënë një pjesë të madhe të platformave sociale të të rinjve.

Timofeeva u vu në pranga së bashku me një tjetër rus dhe ukrainas, menjëherë pas sulmit ndaj dy ushtarëve në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh, pasi donin të futeshin brenda ndërsa nuk lejohet. Veta ata thonë se janë blogerë e fotografë dhe mohojnë akuzat për aktivitet spiunazhi.

Si ndodhi ngjarja e Gramshit: 

Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë më 20 gusht. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa ka dyshime se janë agjentë të shërbimit sekret rus. 

Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, ka prodhuar në të kaluarën armë, fillimisht pushkë të tipir “Simonov”, kalibër 7.62 mm, dhe më pas kallashnikovë. Më pas ajo është përdorur për të ofruar shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë apo dhe riparime. Ndërsa deri në një vit më parë është përdorur për demontimin e armëve të tepërta.

Ora 16:52
U arrestua pas sulmit në Uzinën e armëve në Gramsh, komenti i 33-vjeçares ruse për bazat ushtarake: Eksplorimi i tyre mund të jetë i rrezikshëm

1661180099_166117739505001661174972xfoto2220.jpg

Sveltana Timofeeva e cila është nën hetim si e dyshuar si agjente ruse, ka publikuar disa foto nga bazat ushtarake ku përbri tyre shkruante se eksplorimi i tyre mund të jetë i rrezikshëm. Rusja i përshkroi bazat ushtarake si të rrezikshme pasi ka roje sigurie në territorin e bazës.

‘Eksplorimi i këtyre bazave mund të jetë i rrezikshëm, sepse ka roje sigurie në territorin e bazës ajrore, por sapo të hyni brenda në bunker do të jeni të sigurt’- shkruan rusja përbri fotove.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Free: 23/08/2022 17:22

    Fluturoi fluturoi spiun rus!!!1 tallaviten me njerez se po te ishin spiuni do sulmonin i cop ushtari .........vetem ta ngrinte blusen zocka dhe do e benin i xhiro ap i duhet rusise te informohet a mban uj me bukeri! Po ne gjader si futen njerzia ne 2020 ? Armet moderne jane te levizshme nuk rrine neper bunkere

    Përgjigju
  • Fshati: 23/08/2022 13:42

    Keta spiunat duhet ti kishin vrare,se larg qofte po na sbulojne ku shkoi floriri i shtetit shqipetar qe avulloje nga krraba.

    Përgjigju
  • Tonce: 23/08/2022 07:29

    Erdhen spiunet ruse dhe vodhen sekretet ushtarake qe vet ruset na i dhane ne vitet 60, relike ushtarake qe as ne vendet e botes se 3 nuk i Perdorin me.

    Përgjigju
  • Tosi: 23/08/2022 01:08

    Shkurt hesapi, m.. e djeshem te Rames e lane keta te dy me nje sh...!

    Përgjigju
  • Iris: 22/08/2022 23:23

    S'ka menyre kamuflazhi me te mire se sa te besh dy role njekohesisht,nga nje ane bloger i pafajshem qe <<te pelqejne>> bazat dhe objektivat ushtarake dhe nga ana tjeter spiunin.Ato foto-filma i shohin tere naivet e rrjeteve sociale,por akoma me me interes i shohin ATA qe jane me te vertete <<te interesuar>> per to.Dhe tani kjo treshja e famshme //justifikohet e mbulohet// me fansat e rrjeteve sociale!

    Përgjigju
  • Arbërori: 22/08/2022 20:33

    E kan bër Shqipërin si hani otoman, kujt t’i ngritet hyn e del si në kohen e osmanlinjëve! Kurse Edvin shkjau shqipfolës shet pordh me balkanin serborus

    Përgjigju
    • Arbërori: 23/08/2022 01:04

      O fiqiri, e di mirë se kush , si ti si Sala një gjë e ZEZË jeni o bq! Të të rrojë putini edhe ndoj ditë pastaj e pat edhe puna yte o i pështirë

    • Arbëror fisqiri: 22/08/2022 22:24

      Sle lajm pa komentuar o klluf. Tamom ushtar i devotshem i Sali gelbazes.

  • sugar: 22/08/2022 19:17

    hahaha, ed rama esht ber si koha e enverit, erdhen te na sabotojn, edhe cte sabotojn se ska ngelur me gje, kurs ene kohen e enverit ishte armatim i gjall, o ed rama o budalla

    Përgjigju
  • Beni: 22/08/2022 17:59

    Boll se po lini nam , kaapno ca njerez korti qe bejne foto dhe i kthyet ne sherbime sekrete . Ata nuk kapen nga vendet e zhvilluara do kapen nga rojet tane qe flene gjume prandaj i lini te ikin ata cunat se skane lidhje me spiunllek ne nje vend qe ka mbaruar pune me kohe

    Përgjigju
    • Korca: 22/08/2022 21:04

      Hahaha, fix fare !!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?