Efektivët e Policisë Ushtarake shqiptare u trajnuan nga Carabinierët italianë në shpërndarjen e turmave dhe ruajtjen e rendit publik.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vlerësoi këtë trajnim, si pjesë e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e mbrojtjes.
“Bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e mbrojtjes u përmbyll këtë vit me trajnimin e efektivëve të Policisë sonë Ushtarake nga Carabinierët italianë në shpërndarjen e turmave dhe ruajtjen e rendit publik”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
Do shperndajne refughatet ne shengjin kur te rebelohen prandaj i stervit taljoni
Përgjigju