Ibrahim Lici 26 vjeç i dyshuar si personi që më 30 mars 209 vrau në një atentat vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, është djali i Mustafa Licit. Ky i fundit është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Ndërkohë djali tjetër i tij ka qenë i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.
Report TV siguron ekskluzivisht foton e Ibrahim Licit, i cili është në kërkim policor për atentatin e dyfishtë.
Ndërkohë, në foto të tjera të publikuara nga gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, Ibrahim Lici shfaqet me anëtarë të tjerë të bandës, i maskuar dhe me armë në duar.
Lajmi kryesor:
Dy në pranga për vrasjen e vëllezërve Bilali, në kërkim ekzekutori Ibrahim Lici /EMRAT - FOTOT
G.M./ReportTv.al