Shqiptarja.com ka siguruar foto të personave te arrestuar dhe të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Kastra".

Florenc Çapja
Florenc Çapja, i arrestuar tre ditë më parë në mega-operacionin "Krasta". Çapja akuzohet për tentativën e vrasjes së ish-shefit të policisë rrugore, Fadil Mema, 13 vite më parë, janar 2006. Ndërsa hetimet vijojnë për të mësuar nëse ai ka dorë në vrasjen e Memës në vitin 2015 në Itali. Ai u la në burg nga Gjykata e Elbasanit .

Ervis Bardhi
Ervis Bardhi është një nga personat më të kërkuar në qytetin e Elbasanit. Ai dyshohet se është vrasës me pagesë, i shpallur në kërkim nga Policia. 38-vjeçari nuk u gjet në banesë gjatë kontrolleve të ushtruara nga uniformat blu në kuadër të operacionit "Kastra". Ai së bashku me Etien Çanin akuzohen si vrasës i Gentian e Nezir Beqirit, babë e bir, në 15 Gusht të 2012-ës

Bledar Karaj
Bledar Karaj është përfaqësuesi i televizionit kabllor “Brado” në Elbasan, njëri nga të arrestuarit e prokurorisë së Elbasanit gjatë operacionit “Krasta”. Ai rezulton të jetë marrë i pandehur dhe dërguar në gjykim në vitin 2014 për akuzën e “Dëshmisë së rreme dhënë para prokurorit”. Karaj rezulton me çështje penale, pasi ndaj tij prokuroria e Elbasanit kishte filluar një procedim penal, për akuzën e dëshmisë së rreme, pasi sipas prokurorisë ai gjatë dëshmisë së tij ka dhënë fakte të rreme në ngjarjen e vitit 2013, ku pretendonte se ishte marrë peng nga dy persona në Elbasan.

Adem Boriçi
Adem Boriçi, pjesë e AMA-s. Pronari i i televizionit privat kabllor "Brado" me frekuencë në Bradashesh. Licencën e televizionit e ka marrë në vitin 2011. Ai ra në pranga dy ditë më parë pasi akuzohet se ka ndikuar në dhënien e licencës së transmetimit kabllor të fisit Çapja si dhe në disa persona të tjerë në Tropojë.
Komente
