Biznesmeni dhe modeli shqiptar në SHBA, Elton Ilirjani ka thënë se do i sigurojë një strehim të përkohshëm Parashqevi Simakut, këngëtares shqiptare e cila kishte humbur kontaktet me familjen dhe lidhjet me Shqipërinë prej më shumë se 20 vitesh.
Gjatë gjithë ditës së djeshme ai ka publikuar në rrjetin e tij social, Instagram, video dhe foto me këngëtaren Parashqevi Simaku, fillimisht në takimin e parë me një kafe dhe më pas pamje të një dhome hoteli në Manhatan ku tha se ajo do të qëndrojë 3 'javët e ardhshme, derisa ne të marrim vendimin bashkë me të dhe familjarët e saj se çfarë do bëjmë"
Ndërkohë në një video tjetër të publikuar po në rrjetet sociale Ilirjani së bashku me Elvirën zonjën nga Shqipëria që e gjeti duken teksa darkojnë së bashku dhe këndojnë këngën 'dhuratë për ditëlindje'
Në një intervistë për Top Channel ai ka treguar se Simaku jetonte si e pastrehë në një stacion treni.
Pyetje: ishte ajo pranuese? Pasi ka pasur shumë aludime që nuk ka dashur të takohet me shqiptarët dhe nuk ka dashur ndihmë nga komuniteti shqiptar?
Ilirjani: Nuk është e vërtetë! Ndoshta se kanë mbështetur. Parashqevia ka qenë në rrugët e Neë York dhe nuk e dija që ajo rrinte në stacion. Dje ajo ka fjetur jashtë dhe Elvira ma konfirmon këtë. E arritëm ta marrim, ta çonim në një hotel. Jam shumë i emocionuar.
Në videon e publikuara në rrjete sociale Ilirjani thotë se po i dhuron unazë diamanti dhe vëthë diamanti
"A jeni i sigurtë?! I thotë Parashqevi Simaku. Janë shumë të çmuara!
Simaku u rikthye në qendër të vëmendjes pas një video të një televizioni amerikan, në të cilën një grua e pastrehë shfaqet duke marrë ndihma. Vetë familjarët e Simakut thanë ekskluzivisht për Report Tv se gruaja që shfaqej në video duke marrë ndihma ishte Simaku, të cilën prej vitesh e konsiderojnë të humbur pasi nuk kanë asnjë kontakt me të.
Artistja shumë e dashur për të gjithë iku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1992. Disfatat në jetën e saj: Nga vështirësitë e nisjes së një jete të re në një vend të huaj, divorci me bashkëshortin amerikan e shkëputja nga i biri, bëri që ajo të largohej pa gjurmë edhe nga familja.
Shumë shqiptarë janë ofruar për ta ndihmuar duke u solidarizuar për të rikthyer edhe një herë, mbase në vendin e saj këngëtaren e dashur për publikun, por ka dhe shumë nga ata që kërkojnë të bëjnë protagonistin.
Te kendofte zemra perhere Parashqevia jone e bukur!!
Përgjigjupo te gjykosh nga paraqitja e Parashqevis te ben te mendosh qe u rronka me mir ne nje stacion treni ne amerik sesa ne nje apartament ne shqiperi ha ha ha
PërgjigjuJeta të ngrit dhe të zbret, Parashqevia pat fatin e keq që ishte e talentuar, e ëmbël dhe e bukur, e rritur në një Shqipëri mizore dhe jeta e çoi plot shpresë në SHBA. Nuk kemi asnjë të drejtë të gjykojmë, ta gjykojmë, por vetëm ta duam dhe nëse mundemi ta ndihmojmë, nëse jo ekonomikisht, të pakten duke mos folur për të fallsitete. Diva e muzikës shqiptare, e kujtimeve të 2 gjeneratave u rigjet dhe shpresoj shumë të ketë pak normalitet në jetë. Mos të kemi të pakten egoizmin për t'i kërkuar t'i rikthehet të kënduarit, pasi ajo ka nevojë vetëm për normalitet. Nëse do ia dojë zemra në të ardhmen ta bëjë, lë ta bëjë me dëshirën e sajë, shqiptarët do jenë aty, para sajë.
PërgjigjuBravo per komentin,publiku e do dhe ndien keqardhje per situaten qe i kane krijuar rrethanat jetesore,saktesisht,ajo ka nevoje per nje çike normalitet.
20 vite në Amerikë dhe ka harruar gjuhen arbëreshët kanë 600 vjet dhe flasin shqip..!!
Përgjigjuinteresohu cka i ka nodhur ne shqipri pastaj ne amerik pastaj ha m sa te duash
A mo na rruj shume K
E madhja Parashqevi Simaku duhet tē ndihmohet nga shteti ti jepet pensjon i veçant se e meriton. Edi Rama mos fli gjum por vepro.
PërgjigjuPension Pa kontribute nejse. Ne fakt ne Shqipëri ka muaj qe thote Arlind Qorri per pensionet ama nuk flet njeri sot pensionet Jane nga 130€ apo edhe me pak
Parashqevia eshte larguar shume e re (as 30 vjeç). Nuk ka pse te marre pension nga shteti shqiptar. I takon ish-burrit, djalit dhe autoriteteve amerikane te kujdesen per te. Natyrisht, askush nuk i ndalon dashamiresit e saj te shumte te mbledhin para privatisht (hapni llogari ne gofundme) edhe t’i dhurojne nje banese modeste, t’i paguajne nje shoqeruese etj.
aaa kshu po ka lezet ja mbylle gojen te gjithe ketyre gazetareve....bravo te qofte per kete qe ke bere e ndihmove ne momentin e saj me te erret.......rri ti fevzi bej emisione nga tr.e fol prap per simakun....prit pak kur te bej koncertin e pare ne shqiperi dhe ti shohesh te gjitha biletat sold out....HAJD ZOTI JU NDIHMOFTE TE GJITHEVE ATY NE ATE TAVOLINE .... BENI MIRE SE DO GJENI MIRE
PërgjigjuBravo i qoftë Eltonit që e mori nga stacioni i trenit të madhen Parashqevi.Fati i saj i keq që nga një yll u kthye në e pastrehë.Shumë njerëz gjykojnë dhe thonë lloj lloj komentesh negative.Mos o njerëz, mos e zhysni më keq në fatkeqësinë e saj por ti themi BRAVO atyre që e ndihmojnë.Ajo në atë gjendje që është, kënga e parë që këndon është "Dhurata për ditëlindjen"...Globi rrotullohet...Shqipëria ime ja ku është..E pra ne duhet ti dalim për zot dhe të bëjmë gjithçka për atë zonjë.Edhe njëhere ju lumtë atyre që e ndihmojne zoti jua shpërbleftë dhe stop helmit dhe negativitetit në komente.Çdo gjë që bëjnë të na tregojnë ne duam të dimë për Parashqevinë tonë.Nuk ka nevojë Eltoni për klikime ,ne duam ta shohim sa më mirë artisten tonë.
PërgjigjuMos e zhgenjeni perseri, kete figure emblematike të kenges Shqiptare, me zgjidhje të përkohshme. Gjeja e fundit qe Parashqevia duhet të sjelli në mendjen e saj, pas assaj qe ka kaluar dhe po kalon, eshte pikërisht, zhgenjimi nga njerëz qe gjoja i duan të mirën. E zhgënjeu, se pari, atdheu i sajë. Më pas i dashuri ( nje qen Amerikan). Pastaj fallso njërëz, te panumërt, in giro cdo ditë në Amerikë, qe e bëjne nga injoranza, se si duhet ndihmuar një njëri në gjendjen e Parashqevose, dhe jo se u munhon deshira për ta ndihmuar. Nuk ndihmohet duke i thënë vetëm me fjalë se kush ishte, por eshe se eshtë e mirë edhe, dhe i do të mirën, edhe pa talentin e sajë për muzikën. E këtë shum pak e kuptojne, dhe aq më pak ti a bëjnë të ditur Parashqevise. Mos e zhgënjeni më Parashqevine e Shqipetarëve.
PërgjigjuE PARA PER ATE DUHET NJE SHTEPI,,,,DHE ME PAS NJE REHABILITIM ,,,,PO QE SE KA DEPRESION,,,,SEMUNDJA RIKTHEHET,,,,PRANDAJ AJO DO PERKUJDESJE TE VECANTE ,,,DHE TE PERDITSHME...PO ASHTU ME AVOKAT DUHET TI BEHET E MUNDUR TAKIMI ME DJALIN NE BAZE TE LIGJIT AMERIKAN...I TAKON TA TAKOJE 3 HERE NE JAVE....NDOSHTA DHE TE VIJE NE SHQIPERI...
PërgjigjuDjali eshte mbi 20 vjec. A dini se cfare flisni, apo thjesht me komentu .
Djali eshte 22 vjec, nuk duhet avokat fare, duhet te binded djali vet
BRAVO,,,KE BERE NJE PUNE TE MIRE,,,URIME....SA ME PARE KTHEJENI KETE ARTISTE NE SHQIPERI.....SHTETI TE MOS RRIJE DUARKRYQ....
PërgjigjuMjaft mo mjaft me keto foto e videot tuaja gjasme ju hap barku juve për atë. Artistet shqiptare ne Usa e kanë ditur se ne çfarë gjendje ishte katandisur dhe nuk kanë bere asgje. Qofte edhe të njoftonin ne Ambasade. Mjaft perfituat nga vuajtja, dhimbja e tjetrit! Nqs doni ta ndihmoni, ndihmojeni ne fshehtesi. E kuptoni që ajo ka humbur realitetin, nuk ka shkuar ne vdekjen e nenes vete? Edhe nqs keni pak vlera humane, STOP me këto video e foto!!!
Përgjigju