Mëngjesin e sotëm EULEX ka bastisur shtëpinë e Behar Berishës, ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), tek lagjja ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.
Mediat në Kosovë shkruajnë se Berisha ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës-Calit dhe sipas këtyre burimeve, supozohet se do të ketë edhe arrestime.
Dje me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, zyrtarë të Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, i njohur si EULEX Kosova kanë konfiskuar telefonin Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës-Calit.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i Mustafës, Betim Shala, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.
“Po është e vërtetë. Ka ndodhur sot rreth orës 16:00. Telefonin e ka konfiskuar policia e EULEX-it. Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë.Ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale ‘pengim i drejtësisë’. Për momentin vetëm ky hap procedural është marrë, pra konfiskimi i telefonit”, tha Shala.
Tutje, Shala shtoi se pas ekzaminimit të telefonit të Mustafës, do të vërtetohet se nuk ka asgjë të vërtetë në pretendimet e Prokurorisë.
Vetem te vdekurit sot nuk e dijne se ne kosove eshte rikthyer regjimi serbosllav, bastisjet dhe arrestimet e ish pjestareve te uçk-s jane deshmia me e mire dhe quditrisht mender presednike osmanka nuk e thot asnje fjale, padyshim se eshte duke festuar arritjet e serbise ne kosove, keshtu ishte edhe ne vitet 80 dhe me pas, ateher udb tash eulex dhe vetem anti serbet ndalohen kurse pjella serbosllave vendoset ne pushtet,me mir te themi ne sherbim te serbise.
Përgjigju