Liridona dhe Naim Murseli

FOTO/ Familja e Liridona Ademaj i dërgon letër Prokurorisë, kërkon takim urgjent

20 Dhjetor 2023, 17:37| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 17:40

  • Share

Familja e Liridona Ademajt, 30-vjeçares që u vra më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Prishtinës, i është drejtuar me një letër Prokurorisë, përmes së cilës ka kërkuar takim urgjent, që të informohen rreth rastit.

Letrën e ka publikuar në Facebook vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, i cili ka thënë se zyrtarisht ende nuk janë informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kanë nga raportimet në media.

“Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohemi rreth rastit të vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj. Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve. Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media. Ne duam të sqarojmë që nuk kërkojmë qasje në informacione konfidenciale mirëpo kërkojmë që si familjarë të jemi të informuar, e drejtë kjo e garantuar ligjërisht”, ka shkruar Leonard.

 

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 20/12/2023 19:04

    Eh more i nderuar siq jeni ne dijeni edhe ju familja e te ndjeres prokurore e restit eshte dekretuar nga mender presednike osmanka nje prokurore serbe, sinqerisht ndihem shume i turperuar me kete vendim e besoj se edhe ju familja, athua se kosova nuk paska nje prokuror ama nje ti besohet ky rast dhe qe sa me par te nbyllen gojet e pista qe spo lane rrjet social pa e ndyre me lloj lloj pislajme qe ne çdo vend te botes do te pergjigjeshin po si kriminelet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?