Foto e publikuar nga policia, një makinë e kapur duke lëvizur me 204 km/h në autostradë

Kronikë

Makina luksoze ‘fluturon’ me 204 km/h, policia: Mendoni për ata që ju presin në shtëpi

14 Korrik 2018, 09:18| Përditesimi: 14 Korrik 2018, 09:26

  • Share

TIRANE-Policia Rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, pasi po rrezikojnë jetën. Sipas policisë, drejtues mjetesh luksoze nuk qarkullojnë në rrugë por 'fluturojnë', ndërsa sjellin një rast kur një makinë po lëvizte me shpejtësi 204 km/h në autostradë.

Me Policine Rrugore te Tiranes ne rrugen interurbane Tirane-Durres, per parandalimin e aksidenteve rrugore. Foto qe ska fjale e arsye ta arsyetoje. Kjo papergjegjshmeri ndaj jetes dhe ndaj perdoruesve te tjere te rruges. Drejtues mjetesh luksoze qe nuk qarkullojne ne rruge por fluturojne. Drejtues mjetesh: Duajeni jeten. Mendoni per veten e te tjeret qe qarkullojne ne rruge. Mendoni per ata qe presin juve te shkoni ne shtepi me patenten e jo patenten pa ju. Respekto rregullat/udheto i sigurt.

Policia Rrugore

Komento

Komente

  • Emigranti: 14/07/2018 12:05

    Nuk rregullohet asghe po nuk u ashpersua kodi rrugor!c jane keto mas???gjoba 1000 leke?Jane shkelesit me te medhenj sepse makinat nuk I kane me lek djerse por.....Dhjetfishoni gjobat masat ndryshe vrasesit bashkekohore do bejne kerdine,masa kaq pa peshe ka vetem ketu.

    Përgjigju
  • Alniku: 14/07/2018 10:49

    Këto kontrolle duhet patjetër të vazhdojnë pa kufi se vetëm kështu vendoset bindja që nuk është loj të udhëtosh me auto por në radhë të parë është përgjegjësi .

    Përgjigju
  • vjeshta: 14/07/2018 09:28

    Të mendojnë pêr të tjerët qê nuk u kanë borxh. Për ata që i presin në shtêpi nuk me çahet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?