Pamje nga aksidenti në aksin Elbasan-Peqin, furgoni i rënë në lumin Shkumbin

FOTO/ Furgoni i mallrave del nga rruga Elbasan-Peqin dhe bie në lumin Shkumbin, shoferi shpëton për mrekulli, Policia në vendngjarje

21 Gusht, 12:08| Përditesimi: 21 Gusht, 12:48

  • Share

Elbasan- Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrethin e Elbasanit, teksa shoferi ka shpëtuar për mrekulli, pavarësisht dinamikës së rrezikshme.

Drejtuesi i një furgoni mallrash humbi kontrollin gjatë mesditës së sotme (21 Gusht) dhe pasi doli nga rruga kryesore, u përmbys dhe ra në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Broshkë. Për momentin nuk ka të dhëna për viktima, por nga pamjet shihet se si furgoni është zhytur në ujë, por jo i gjithi, pasi prurjet e lumit nuk janë të mëdha në këtë sezon.

Policia Rrugore dhe ajo e Rendit kanë shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet, zbardhur shkaqet e aksidentit dhe evidentuar dëmet.

Furgoni pas rënies në lumin Shkumbin

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?