Nga frika se mund të ketë përsëri përplasje të ngjashme si ato të javës së kaluar në SHBA, një pjesë e Gardës Kombëtare “kanë pushtuar” Kapitolin, ndërkohë që Dhoma e Përfaqësuesve ka nisur diskutime lidhur me kërkesën për inkriminim të Donald Trump.
Nëse votimi do të konfirmohej do të ishte hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij.
Këto janë një pjesë e fotove të cilat shfaqin situatën aktuale të brëndshme nga Kapitoli.
Disa prej tyre janë fotografuar me armë në dorë ndërsa të tjerët të shtrirë duke pushuar në dysheme.
Lajmi kryesor:
‘Nxitës i kryengritjes në kongres’/ Historike në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve voton pro inkriminimit të presidentit për të dytën herë! Trump: Qesharake
J.GJ./ReportTv.al