Ky është momenti kur Kristi Çinari autori i grabitjes së Kredo.al futet në institucionin financiar. Fotoja është kapur nga kamerat e sigurisë të institucionit dhe është siguruar nga gazetari i Report Tv Sokol Dema.
Nga pamjet shihet se ai ishte i maskuar dhe kishte edhe një çadër. Grabtija e Kredo.al ndodhi më 23 janar në "Rrugën Bardhyl" në zonën e Porcelanit në Tiranë gjatë paradites së sotme. Në këtë filial të institucionit financiar, Çinari vodhi një shumë prej 1 mln lekësh të vjetra. Report Tv mëson se në fakt, institucioni financiar ka deklaruar se janë vjedhur një shumë prej 5-6 mln lekësh të vjetra por policia shprehet se gënjen dhe se shuma është më pak.
Ai është ende në kërkim nga policia për kryerjen e disa grabitjeve duke përfshirë një farmaci në vitin 2017 dhe atë të një dite më parë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në brendësi të farmacisë ai ka hyrë vetëm, ndërkaq nuk dihet nëse ka patur persona të tjerë që e kanë pritur jashtë. Deri tani dyshohet se ka marrë një shumë prej rreth 20 mijë lekësh.
Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë së farmacisë dhe po ashtu të bizneseve në afërsi për të zbardhur ngjarjen. Ai është kapur nga kamerat e farmacisë dhe duket se ka qenë i maskuar. Përballë tij ndodhet farmacistja e cila duket e tmerruar pasi është strukur dhe ka mbledhur duart nga frika.