Hoteli më i lartë në botë ka hapur dyert në majë të Kullës Shanghai, e cila dominon në një lartësi prej 632 metrash në qytetin e Kinës. Hoteli luksoz zë katet e fundit të qiellgërvishtëses 128-katëshe, ndërtesa e dytë më e lartë në botë pas Burj Khalifa në Dubai me 830 metra.
“J Hotel”, i cili u hap zyrtarisht javën e klauar, ka 165 dhoma dhe suitat më e bukur me llambadarë kristali dhe sauna që kushton 8,660 euro nata. Hoteli ka edhe katër restorante, një qendër SPA dhe një fitnesi.
Komento