Foto: Ardian Fejzullahu
Adrian Fejzullahu kishte vetëm 5 ditë që ishte pjesë e skuadrës për ndërtimin të pallatit në zonën e ish Kinostudios ku dhe sot në mëngjes humbi jetën pasi ra nga kati i 7-të.
Ka qenë duke ngritur kova me llaç kur ka rënë nga lartësia në pallatin i cili nga një vëzhgim i thjeshtë nuk ka as rrjeta dhe as skela.
Në foton e siguruar nga Shqiptarja.com, Fejzulla ngre një dolli për jetën. Kështu do e kujtojë dhe një mik i tij i cili tregoi për gazetaren Xhoana Çallaku se Adriani së bashku me bashkëshorten kishin jetuar në Greqi e së fundmi ishin kthyer për të jetuar në Shqipëri. Ata nuk kishin fëmijë e jetonin tek vëllai i tij në Shkozë.
Do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë shkaqet dhe përgjegjësit e humbjes së jetës së 53 vjeçarit
Lajmi kryesor:
Tiranë/ 53-vjeçari humb jetën në ditën e 5-të të punës, ra nga kati i 7-të i pallatit kur po ngjiste kovat me llaç! Arrestohet përgjegjësi i kompanisë nënkontraktore (EMRI+VIDEO)
M.Q.//ReportTv.al