Futbollisti Emiliano Salah

FOTO/ I zhdukur që prej 21 janarit, motra e Sala bën postimin prekës në rrjetet sociale

5 Shkurt 2019, 12:44| Përditesimi: 5 Shkurt 2019, 13:35

  • Share

Të hënën u raportuan të reja të rëndësishme për futbollistin e zhdukur më 21 janar Emiliano Sala. Sipas mediave ndërkombëtare avioni me të cilin udhëtonte futbollisti dhe piloti është gjetur i mbytur në fundin e kanalit anglez. Në bordin e tij është edhe një trup, por për momentin nuk dihet se i kujt është, i futbollistit apo i pilotit.

Ndërkohë motra e futbollistit, i cili pak kohë më parë bëri një apel të fortë për gjetjen e Sala, ka postuar një foto prekëse në rrjetet sociale. Romina Salah bashkëngjitur fotos shkruan: “Edhe nala është duke pritur.” Romina i referohet qenit të të vëllait, i cili në foto duket i ulur pranë derës së shtëpisë.

Sipas “Daily Mail”, futbollisti Sala kishte udhëtuar në Francë jo vetëm për t’u përshëndetur me shokët e skuadrës së Nicë, por edhe për të marrë qenin e tij në Cardiff.

Postimi i motrës së futbollistit Emiliano Sala

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?