Postimi i Vasilit dhe posteri i Belind Këlliçit

FOTO/ Ish-kreun e OSBE e bënë copë (me të drejtë) për shumë më pak! Ç’të themi për Belon që ia nxori gishtin e mesit gjithë Tiranës?!

25 Prill 2023, 17:14| Përditesimi: 25 Prill 2023, 17:20

  • Share

Në tetor 2019 ish-ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Bern Borchardt u përfshi në një incident me një grup të vogël protestuesish të opozitës, të mbledhur para Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Rastisi që diplomati dhe bashkëshortja kaluan pranë protestuesve jo në orar zyrtar dhe as në rrethana zyrtare, por privatisht. Dikush nga protestuesit i thirri Borchardit anglisht: “Turp të kesh”. Opozita e akuzonte asokohe kreun e OSBE se mbështeste Ramën.

Zyrtari ndërkombëtar u kthye dhe bëri gjestin e turpshëm të gishtit të mesit, me njërën dorë.

Me të drejtë reagimet ishin të shumta dhe dënuese. Berisha, Meta, gratë e Astirit, burrat e Unazës, çuni i Fahriut, Titi, etj, u ndjenë shumë, shumë të fyer nga gjesti.

Opozita madje kërkoi largimin e Borchardit nga Shqipëria, dhe e quajti halabak. Meta e shpalli non grata në Presidencë.

Borchardi kërkoi më pas ndjesë.

Sot në rrugët e Tiranës dhe në profilet e tij në rrjete sociale, kandidati i së njëjtës opozitë, shfaqet me të njëjtin gjest të dënueshëm.

Dhe jo me një dorë, por me të dyja. Dhe jo para një grushti njerëzish, por në mes të qytetit. Dhe jo në rrethana private por në fushatë elektorale, pra në rrethana të plota publike.

Me një buzëqeshje idioti në fytyrë  kandidati që e quan veten Belo, ka nxjerrë gishtin e mesit dhe e ka ngulur posterin gjithandej nëpër Tiranë, në rrugët kryesore, ku kalojnë mijëra adoleshentë dhe fëmijë.

A është edhe Belua një halabak që duhet dëbuar nga Shqipëria? Çfarë mendon sot opozita për kandidatin e vet, Belo? Berisha, Meta, Titi, Nuli, Muli çfarë mendojnë? Apo si Shvejku, ç’më duhet mua, çfarë them unë?

Po ne të tjerët çfarë duhet të mendojmë për Belon dhe për këtë mender opozite?!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?