Riviera e bukur shqiptare i ka rënë në sy edhe vajzës së ish-presidentit të SHBA Donald Trump, Ivanka Trump, e cila duket se ka qenë ndër turistët më special të kësaj vere në vendin tonë.
Ajo vizitoi Shqipërinë në muajin korrik, e shoqëruar nga bashkëshorti, Jared Kushner, disa miq të tyre dhe Nasser Al-Khelaifi, sheiku që është President i PSG-së.
Lajmi u bë me dije nga Auron Tare, i cili tha se ata kanë qëndruar në një jahtë në Sarandë dhe kanë vizituar edhe Butrintin, ndërsa ka publikuar edhe foto nga kjo vizitë e tyre
"Ishte një vizitë private dhe ata nuk takuan asnjeri. Ata zbritën me avion në Tiranë dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin duke nisur nga kepi i Rodonit duke vijuar në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë. Unë i çova në Qeparo për të parë fshatin e George Tenet (ish-kreu i CIA) edhe për tju thënë se ai është shqiptar dhe jo grek siç ka thënë", tha Tare.
Auron tare ma ka bo me hile. Te pakten te kisha bo ca foto per ti pa trushpelaret
PërgjigjuEpo ti mo Edo ke dale ne foto me Sorosin, nuk lejohet me krahun tjeter.