Vogëlushët dhe nxënësit e Durrësit e nisën vitin e ri shkollor me 6 shkolla dhe kopshte të reja.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkollat e reja në qytetin bregdetar të ndërtuara me kushte bashkëkohore dhe standarde europiane.
“6 dritare të reja të dijes për nxënësit dhe vogëlushët e Durrësit”, shkruan Rama.
Ditën e djeshme nisi viti i ri shkollor në të gjithë vendin për 350 mijë nxënës, nga të cilët 28 mijë u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.
Viti i ri shkollor nisi me 25 shkolla të reja dhe më shumë se 216 laboratorë smart dhe terrene të reja sportive për nxënësit në të gjithë vendin.