Juventus prezanton fanellat e sezonit 2024-25

FOTO/ Juventusi prezanton fanellën e sezonit të ri

16 Korrik, 22:57
  • Share

Juventusi në Serie A prezantoi fanellën e re për sezonin 2024-2025. Në to shihen vijat e gjera bardhezi dhe për momentin nuk ka sponsorë. Ende një mister për numrin 10, i cili mund t'i caktohet Kenan Yildiz, një prej protagonistëve të ekipit.

Danilo merr shiritin e kapitenit dhe pas Fagiolit shfaqet... Chiesa. "A jeni gati për një udhëtim në hënë? Befasohuni me kompletin e ri të shtëpisë 2024-25, të cilin Juventus dhe adidas e prezantojnë sot. E zeza dhe e bardha bashkohen në një interpretim të guximshëm me një prekje kozmike, me grafikë delikate me kratere në të gjithë sipërfaqen që pasqyron peisazhin e pagabueshëm të sipërfaqes hënore", thotë Juve ndër të tjera.

Të ndërtuara për performancë dhe për të ndihmuar lojtarët e klasit botëror të kenë besimin për të luajtur nën presion, fanella është e lehtë dhe përmban teknologjinë më të fundit të adidas e cila është krijuar në bashkëpunim të ngushtë me lojtarët.

Për fanellën është përdorur material i avancuara për të maksimizuar rrjedhën e ajrit për t'i mbajtur lojtarët të freskët, ndërsa versioni i ventilimit përmban teknologjinë AEROREADY, e cila përdor materiale thithëse për t'i mbajtur të thatë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?