Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror ka zbuluar listën e pasagjerëve që humbën jetën në rajonin Tver pranë fshatit Kuzhenkino, kur një aeroplani privat i Prigozhin, me 10 pasagjerë u rrëzua.
Personat që vdiqën janë: Propustin Sergey, Makarian Evgeny, Totmin Alexander, Chekalov Valery, Utkin Dmitry, Matusev Nikolai dhe Yevgeny Prigozhin. Midis anëtarëve të ekuipazhit ishin piloti Levshin Alexey, bashkë-pilot Karimov Rustam dhe stjuardesa Kristina Raspopova.
Emri i 39-vjeçares tërhoqi vëmendje pasi ishte e vetmja femër që ndodhej në avion.
Ajo nisi punën në kompaninë MNT Aero dhe ishte përgjegjëse për fluturimet private. Pak para tragjedisë, ajo iu ankua te të dashurit e saj për një vonesë misterioze në fluturim. Ajo postoi një foto të mëngjesit dhe valixhet e saj me fjalët “Kabina” në mediat sociale të mërkurën në mëngjes.
Sipas mediave ruse, vëllai i saj është zëvendësprokurori i Jemanzhelinsk, Yevgeny Raspopov. Të dy thuhet se kanë lindur në Kazakistan, megjithëse në profilin e Kristinës thuhet se ajo punonte në Moskë.
Lajmi kryesor:
Putin thyen heshtjen për avionin e rrëzuar në Moskë ku besohet se vdiq Prigozhin: 'Ngushëllime!' Zelensky: E dimë kush fshihet pas! SHBA: Raketa u lëshua nga Rusia
M.Q./ReportTv.al