VIDEO/ Kosovë, 14 automjete përfshihen në aksident në autostradën 'Ibrahim Rugova', raportohet për disa të lënduar

11 Dhjetor 2023, 09:39| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 10:04

  • Share

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme (11 Dhjetor) në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, Kosovë në të cilin janë përfshirë 14 automjete dhe raportohet se janë lënduar disa persona, ndërsa nuk ka viktima.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për Klankosova.tv, i cili bëri të ditur se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, sipas informatave fillestare është shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksdentit raportohet edhe per persona të lënduar. Kjo rrugë është e bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t’u marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar. Apelojmë për kujdes gjatë vozitjes në këtë kohë me ngrica dhe mjegull, për të shmangur rastet e tilla”, thuhet në konfirmim.

 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?