Report Tv ka siguruar foton e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili mbrëmjen e sotme (2 tetor), u gjet i vrarë me thikë në Babrru.
Dyshohet se 40-vjeçari u godit me thikë pas një sherri, duke mbetur i plagosur, e më pas humbi jetën si pasojë e hemorragjisë.
Ndërsa dyshohet se autori i vrasjes pas krimit, ka shkuar në një lokal 300 metra larg vendngjarjes.
Ndërsa ende nuk dihet shkaqet e krimit të rëndë.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Vritet me thikë 40-vjeçari në Babrru, u gjet i vdekur në mes të rrugës! Autori i dyshuar shkoi në lokal pas krimit (EMRI + VIDEO)
A.D/ReportTv.al
