Sali Berisha

Politikë

FOTO/ Kur Berisha sulmonte Trump, para se të shpallej non grata

8 Shkurt, 21:47| Përditesimi: 8 Shkurt, 22:51

  • Share

Sali Berisha, në mesin e presidencës së parë të Donald Trump, nuk mundte të lëvizte në SHBA, si personalisht, ashtu edhe si familje.

Një shenjë e qartë e sanksioneve Non Grata. Menjëherë me humbjen e Trump dhe fitoren e Biden, Berisha e ktheu fletën me shpresën se do ja pezullojnë shpalljen Non Grata. Gjë që rezultoi e pavërtetë.

Ndërkaq, menjëherë pas sulmit më kongres më 6 janar 2021, Sali Berisha nuk kurseu sulmin ndaj Trump dhe protestuesve.

Në postimin e tij nga faqja e Facebook-ut, Berisha shkruan se sulmi në kongres u krye me nxitjen e Trump, ndaj fton qytetarët ta dënojnë atë. Faximilen e postimit të 4 viteve më parë e keni më poshtë.

Postimi i plotë i Berishës

"Demokracia amerikane kaloi mbreme nje nate te veshtire! Miq, i mbledhur ne drejtimin e zevendes Presidentit Pence dhe spiker Pelosit ne procesin kushtetues te certifikimit shtet per shtet te elektorve te zgjedhjeve qe u fituan nga kandidati demokrat per president Joe Biden, Kongresi i SHBA u sulmua nga qytetare te revoltuar fanatik te Presidentit ne largim Donald Trump, te cilet besonin ne pretendimin e tij te hedhur poshte nga gjykatat se zgjedhjet u vodhen. Protestuesit e zemeruar çane rrethimin mbrojtes te policise, hyne me force ne ndertesen e Kongresit, nderprene punimet e tij dhe bastisen zyra dhe salla kryesore te nderteses.

Nga nderhyrja e policise gjate rivendosjes se sigurise per punimet e Kongresit, institucionit themelor kushtetues te SHBA te dhunuar pati 4 viktima disa te plagosur dhe mbi 50 te arrestuar. Pas ketyre trazirave ndofta te pashembullta ne historine e Tempullit te Demokracise, Kongresi u rimblodh, perfundoi çertifikimin e zgjedhjeve shtet pas shteti dhe shpalli fitues me diference te madhe presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Sulmin ndaj kongresit te SHBA, nxitjen e tij nga Presidenti Trump e denuan ishpresidenti George. W. Bush shumica e senatoreve republikan, dhe zyrtare te larte te administrates se SHBA si dhe lidere nga mbare bota. Ju ftoj te dashur miq te denojme sulmin e grupeve ekstremiste e fanatike dhe nxitjen e tij ndaj Kongresit dhe t’i urojme atij suksese ne perbushjen detyrave te tij te rendesishme per SHBA dhe demokracine ne bote", shkruante Berisha më 7 janar 2021. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?