Berisha në pjesën e pasme të makinës dhe polici me maskë, viti 2000

FOTO/ Kur Ilir Meta urdhëronte arrestimin e Berishës në mes të rrugës me policët me maska

21 Tetor, 19:12| Përditesimi: 21 Tetor, 22:15

  • Share

Dikur kundërshtarë politikë, e sot aleatë, njëri në arrest shtëpie e tjetri në burg. Ishte viti 2000 kur kryeministri i asaj kohe Ilir Meta urdhëroi arrestimin e kreut të opozitës Sali Berisha. Shqiptarja.com rikthen në vëmendje këtë foto nga arrestimi i Sali Berishës në vitin 2000, përballë selisë së Partisë Demokratike.

24 vite më parë, pas shumë protestash të Partisë Demokratike, pas vrasjes së Azem Hajdari, Sali Berishës iu hodhën prangat dhe u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Në këtë foto të rikthyer në vëmendje nga Shqiptarja.com dallohet Sali Berisha në pjesën e pasme të makinës (në vendin ku ulen pasagjerët pas) dhe jashtë makine dallohet në këmbë një prej policëve i maskuar.

Me urdhër të Metës, një grup snajperistësh me maska shoqërojnë Sali Berishën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Policët e maskuar e nxjerrin me forcë Berishën nga makina, më pas edhe shoferin e tij. E gjithë ngjarja zhvillohet në rreth dyzet minuta, pas mesnate. Arrestimi asokohe vjen edhe pas ngjarjeve që kishin ndodhur në Tropojë.

Pikërisht sot kur u arrestua Ilir Meta, më 21 tetor të një vit më parë u caktua masa detyrim paraqitje edhe për ish-kryeministrin Berisha për aferën Partizani.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?