PRRENJAS- Report Tv ka siguruar momentin kur shoferit 44-vjeçar Jetmir Daci i bëhet testi i alkoolit, pasi shkaktoi aksidentin që i mori jetën 24-vjeçares Eneida Pishkashi. Jetmir Daci përplasi të renë më 8 prill në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, teksa ajo priste bashkë me familjen në këmbë para një servisi makinash, rreth 30 m larg korsisë së rrugës.
E reja ndodhej prej 5 ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht humbi jetën më 13 prill. 44-vjeçari ndonëse rezultoi i dehur kur shkaktoi aksidentin, nuk u arrestua ditën që ndodhi ngjarja. Jetmir Daci është hetuar i lirë deri më 13 prill kur e reja fatkeqësisht humbi jetën pas 5 ditëve në koma. Vetëm pasi 24-vjeçarja humbi jetën shoferi i dehur u vu në pranga.
Prokuroria ka ngritur ndaj 44-vjeçarit vetëm akuzën "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", kur në fakt ai ka rezultuar i dehur kur shkaktoi aksidentin. Prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg, ndërsa brenda këtyre dy ditëve 44-vjeçari do dalë para Gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.
Familja e Artan Pishkashit, ishte kthyer nga Greqia në Shqipëri për arsye familjare kur janë ndodhur në këtë situatë të rëndë. Vajza tjetër e familjes 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.
/Tani/, shoferi nuk ka shkelur thjesht rregullat e qarkullimit.Ky cilesim eshte teper siperfaqesor e pergjithesues dhe prokuroret kur ngrene akuza lene shume per te deshiruar.Ka ngare makinen i dehur edhe pse e dinte qe nuk duhej dhe pervec qe vrau kete vajze, ka plagosur dhe te tjeret dhe te gjitha me dashje.Ligji nuk eshte formuluar korrekt.Po kush t'a formuloje?! Shume nga ligjberesit tane e kane te diskutueshme aftesine e tyre per te bere ligje!
PërgjigjuGoxha vajze te humbe jeten kot me kot nga nje cope pijaneci!
Përgjigjumizerje qe i more jeten kesaj vajze
PërgjigjuProkuroria mund te cilsoj vepren vetem si shkelje e regullave te qarkullimit rugor me pasoj humbje jete. Denimi 2 deri ne 10 vjet. Kaq i lejon kodi penal.
PërgjigjuJetkeq duhet t'ia kishin vënë emrin këtij, jo Jetmir.
Përgjigju