Ky është Arjon Kajoshit, 27 vjeçari që i shpëtoi atentatit sot në Shkodër në lagjen Partizani. Ai po drejtonte automjetin tip Range Rover në pronës të babait të tij, Sokol Kajoshit, kur u qëllua me katër plumba në pjesën e pasme të makinës.
Pas të shtënave Arjon Kajoshi doli nga automjeti dhe iku me vrap nga vendngjarja. Tentativa për vrasje e sotme, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje në qershor të këtij viti, kur 5 persona në Shkodër rrahën Vladimir Bruçin, mes të cilëve ishte dhe Arjon Kajoshi.
Ai është kampion boksi, duke qenë profesionist në këtë sport, me 14 ndeshje të luajtura të cilat i ka fituar.
"Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi me armë drejt një automjeti që drejtohej nga shtetasi A.K, (djali i pronarit të automjetit). Vijojnë kontrollet në terren dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorit.
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen "Partizani" u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit "Land Rover" në pronësi të shtetasit S.K., të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi A.K, ju bëjmë me dije se: Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit A. B.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e autorit. Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme. Sqarojmë se shtetasi A.B nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e ndodhur më datën 3 qershor 2024.
Shtetasi A.B, pas kërkimit policor është kapur nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti", njofton policia.
Lajmi kryesor:
Atentat boksierit në Shkodër, qëllohet teksa ecte me ‘Range Rover’! Shpëton e ikën me vrap! Hakmarrje për sherrin e parkimit në qershor! Autori në kërkim (EMRAT)
G.K//ReportTv.al