Gjyqtari Avni Sjedi

Kush është gjyqtari që denoncoi Veliaj se bllokoi Bashkinë e Tiranës të çlironte varrezat e Sharrës nga ndërtimet pa leje

28 Qershor 2022, 15:21| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 15:43

  • Share

Nga lagja e re ‘5 Maji’, ku po ndërtohen apartamentet e reja për familjet e prekura nga tërmeti, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sulmoi me fjalë të ashpra një gjyqtar të Gjykatës Administrative, i cili sipas tij, ka bllokuar punën për çlirimin e varrezave të Sharrës nga ndërtimet e shumta ndër vite pa leje.

Veliaj nuk e përmendi emrin e gjyqtarit, por paralajmëroi denoncim për këdo që përpiqet të bllokojë progresin e Tiranës. “Ndihem shumë i keqardhur kur shikoj gjyqtarë të Gjykatës Administrative që bllokojnë Bashkinë e Tiranës të çlirojë varrezat e “Sharrës” dhe japin urdhëra bllokimi ndaj punës së bashkisë. Varrezat e vjetra janë zaptuar me shtëpi pa leje, të cilat bashkia kërkon t’i largojë prej 7 vitesh dhe gjykata thotë: Jo, këto shtëpi do të rrijnë në varreza. Jemi në vitin 2022 dhe kemi vendime gjykatash që bllokojnë bashkinë të çlirojë varrezat. Por, kjo heshtja ime nuk do të zgjasë shumë. Këta nuk do të vazhdojnë më në drejtësi dhe do të jem unë i pari që do t’i denoncoj”, deklaroi sot Veliaj.

Emri i gjyqtarit të cilit i referohet Veliaj është Avni Sejdi. Sejdi nuk është i panjohur në botën e gjyqtarëve të dyshuar për abuzime, ndërsa ka justifikuar blerjen e një apartamenti me para dhuratë, por pa treguar burimin e të ardhurave.

Në një artikull të Shqiptarja.com, thuhet se në vitin 2005, gjyqtari deklaron një kontratë për blerje apartamenti në Tiranë me vlerë 4 720 000 lekë, ndërsa nuk jepen të dhëna për sipërfaqen. Si burime të ardhurash për të justifikuar blerjen e apartamentit, gjyqtari deklaron 14 mijë euro dhuratë nga vëllezërit e tij.

Një taktikë kjo e përdorur nga disa gjyqtarë që përpiqen t’ia hedhin Vettingut, duke mos ditur si të justifikojnë burimin e të ardhurave për makinat, apartamentet apo sendet me vlerë.

Avni Sejdi është përfolur në media edhe si gjyqtari që, përmes dy vendimeve të marra brenda 13 ditësh, ka favorizuar shoqërinë EKMA Albania, për abuzim e dëm ndaj tregtarëve në tregun Agro-ushqimor në vitin 2019.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • viron: 28/06/2022 17:03

    Kur do te clirohet drejtesia nga keta hajdute e kriminel, sa shume paskan qene....!! Plera te felliqur qe duhen ndeshkuar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?