Jonida dhe Gëzim Kotorri

Kronikë

FOTO/ Kush është gruaja që vdiq rrugës për në mort dhe bashkëshorti i plagosur që u arrestua në spital

24 Shtator 2019, 20:44| Përditesimi: 24 Shtator 2019, 20:55

  • Share

ELBASAN- Report Tv siguron foton e çiftit Jonida dhe Gëzim Kotorri i cili u përshi dje në aksidentin tragjik të ndodhur në Papër të Elbasanit, ku mbetën të vdekur 4 persona.

Mes viktimave ishte pikërisht Jonida Kotorri ndërkohë që bashkëshorti i saj drejtonte një prej automjeteve që u përfshinë në aksident. Gëzim Kotorri mbeti i plagosur nga përplasja e fortë, dhe u arrestua më pas në spital.

Të aksidentuarit udhëtonin drejt Gramshit për të hapur dyert e mortit të bashkëshortit, të njërës prej viktimave që humbi jetën po në këtë aksident.

Ngjarja e rëndë ndodhi në të njëjtin vend ku disa kohë më parë humbi jetën një 25-vjeçar. Ndërkohë që shkak për këtë aksident tragjik dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë që ka bërë spostimin jashtë rruge të mjetit tip Seat.

1569350724_gezimdhejonidakotorri.jpg

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?