Myrteza Mehmetaj

FOTO/ Ky është polici i marrë i pandehur për dhunë ndaj Aldi Ramës, në 2020 u përfshi në konflikt verbal dhe me 2 avokatë

20 Qershor 2022, 16:52| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 16:59

  • Share

LEZHË- Myrteza Mehmetaj është punonjësi i policisë, i  marrë i pandehur nga prokuroria e Lezhës, për dhune ndaj të arrestuarit  Aldi Rama, i cili pas daljes nga burgu vrau me armë zjarri oficerin e policisë, Saimir Hoxha. Ndaj Mehmetaj  organi i akuzës ka ngritur akuzën e “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, ndërsa prej vitit 2021 ai është larguar nga shërbimi në komisariatin e Lezhës dhe tashmë punon si specialist në policinë e Burgjeve, pranë burgut të Fushë-Krujës.

Ky oficer policie rezulton të jetë përfshirë dhe në konfliktin verbal me avokatet Gjergj Neli dhe Shaqe Marinaj, me datë 27 tetor të vitit 2020. Ndaj policit është ngritur akuza "Kryerja e veprimeve arbitrare" dhe dosja penale e hetuar nga prokurori i Lezhës Francesk Ganaj, brenda pak ditësh do të dërgohet në gjykatë. Organi i akuzës u vu në lëvizje dhe regjistroi procedim penalë, pas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçari Aldi Rama me pretendimin se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.

Në lidhje me rastin u kryen një sërë veprimesh hetimore, por vetëm për njërin nga 3 efektivet e policisë të kallëzuar nga i riu është arritur të provohet se ka konsumuar element të veprës penale për të cilën është ngritur dhe akuza.

Me 28-shtator të vitit 2021, Aldi Rama u bë protagonist e një krimi të rëndë, duke ekzekutuar me armë zjarri oficerin e Policisë së Lezhës Saimir Hoxha, teksa ky i fundit bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion anti-kanabis në Ishull-Lezhë. Oficeret e policisë ndaluan për kontroll makinën në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shokë të tij, por sapo i oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xXx: 20/06/2022 20:52

    Është i marrë,apo është i pandehur ky legeni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?