Flori Protoduari, protestuesi që goditi me këpucë në drejtim të Ramës

FOTO/ Ky është protestuesi që tentoi të godasë Ramën me këpucë 

22 Nëntor 2018, 17:02| Përditesimi: 22 Nëntor 2018, 18:06

  • Share

Flori Protoduari është protestuesit që tentoi të godasë kryeministrin Edi Rama me këpucë te Spitali i Traumës. Kreu i qeverisë vizitoi efektivët e plagosur në protestën përpara Kuvendit, ndërsa gjatë prononcimit për mediat, në drejtim të tij u gjuajt një këpucë, e cila u shmang nga punonjësit e Gardës. "Shqiptarja.com" ka siguruar foton e personit që gjuajti këpucën, ndërsa nuk është e qartë nëse është banor i "Unazës së Re" apo militant i Partisë Demokratike. 

Në ditën e 19-të të protestës, banorët e "Astirit" organizuan një protestë të dhunshme përpara Kuvendit, ku mbetën të plagosur 13 punonjës policie, ndërsa efektives së "Shqiponjave", Ina Nuka, i këputi dy gishtat e dorës kapsolla e hedhur nga një protestues. Mes protestuesve të dhunshëm, krahas banorëve të "Astirit", kishte edhe mbështetës të Partisë Demokratike. 


Lajmi kryesor:

Rama viziton efektivët e plagosur tek Spitali Ushtarak, një nga protestuesit tenton ta qëllojë me këpucë (Video)


  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?