FOTO/ Tek plumb dhe me silenciator, ky është snajperi me të cilin qëllua për vdekje Kastriot Reçi në Rrëshen

9 Janar 2020, 14:54| Përditesimi: 9 Janar 2020, 17:46

  • Share

Kjo armë që shikoni në foto është snajperi që është qëlluar mbi viktimën, Kastriot Reçi, më 7 janar. Kjo armë vdekjeprurëse ashtu siç shihet në foton e siguruar nga Report Tv është e pajisur me një dylbi të madhe që lejon një shikueshmëri të pastër dhe zmadhimi i objektivit bëhet edhe më i qartë.

Arma është hedhur nga vendi i krimit, pallati ku autori ende i paidentifikuar qëlloi mbi objektivin, Kastriot Reçi duke e lënë të vdekur në vend. Ajo është gjetur në anën e pasme të pallatit nga policia ndërsa do t'i shtohet një ekzaminimi, megjithëse gjasat që në të  ketë gjurmë të autorit janë të pakta.

Ky snajper është i ndërtuar që të qëlloi vetëm me një plumb dhe preçizionin e ka shumë të saktë ndërsa është i pajisur edhe me një silenciator gjë që i ka dhënë mundësin autorit të largohet dhe të mos zbulohet se nga erdhi krisma.

Duke qenë se arma që ka përdorur ka vetëm një mundësi për të qëlluar dhe për të rimbushur duhen disa sekonda, lë të kuptohet se qitësi ka qenë një profesionist pasi me një goditje të vetme ka qëlluar në zemër Kastriot Reçin duke e lënë të vdekur.

Kastriot Reçi, u qëllua për vdekje në sy të një fëmije dhe të një gruaje të cilët sapo i takoi paraditen e 7 janarit, shumë pranë komisariatit. Vetë Reçi ishte baba i një fëmije, si dhe bashkëpronari i televizionit "Media Plus" në Lezhë. Dy vite më parë në Itali u ekzekutua vëllai i tij, Gasper Reçi i cili dyshohej të merrej me veprimtari të paligjshme. 

1578578345_snajeprimirdite.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?