Besnik Hida

Kronikë

FOTO/ Ky është tregtari i makinave që u vra dje në Lushnje! Dy vite më parë rivalët e Aldo Bares i ekzekutuan nipin

2 Tetor 2019, 11:11| Përditesimi: 2 Tetor 2019, 12:50

  • Share

LUSHNJE- Report Tv siguron foton e Besnik Hidës, baba i dy fëmijëve i cili u vra ditën e djeshme në një lokal në lagjen Skënder Libohova në Lushnje teksa pinte i vetëm kafenë e mëngjesit.

Besnik Hida, tregtar makinash, është daja i Zamir Latifit, të riut që u vra aksidentalisht në 11 tetor të vitit 2017 në Lushnje, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

1570007793_5d945a16cd91aBESNIKHIDA.jpg

Besnik Hida

Autorët në kërkim, që dyshohet se fshihen edhe pas atentatit të djeshëm, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili  janë në kërkim. Ky zinxhir vrasjes, sipas gazetarit Investigativ të Report Tv Artan Hoxha vjen për faktin se nipi i viktimës së djeshme, ishte shok me nipin e Aldo Bares ndërsa Besnik Hida ishte një qytetar i thjeshtë i Lushnjes, pa implikime në veprimtari të paligjshme.

Mësohet se vrasësit e Hidës me maska përdorën një makinë të cilën ia kishin grabitur mbrëmjen e së martës tek Casa Italia një çifti të dashuruarish të cilët ishin duke kryer marrëdhënie seksuale brenda saj. Autorët që dje u ekzekutuan për vdekje Besmir Hidën i morën me dhunë makinën çiftit duke u larguar më pas në drejtim të paditur.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ILIRI: 02/10/2019 11:27

    Ngushellime ti rrojn femijet BESI qe njeri i mire e me zemer te madhe.Ngushellime Familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?